25.08.2019

Aforizma nga Voltaire


“Kënaqësitë epshore kalojnë dhe zbehen si një rrahje qerpiku, por miqësia midis nesh, besimi i ndërsjellë, kënaqësitë e mëdha të  zemrës, magjia e shpirtit, këto gjëra nuk humbasin, nuk mund të shkatërrohen. Unë do të dua ty deri në vdekje.”
“Krenaria e të vegjëlve qëndron në të folur gjithmonë për veten e tyre, ajo e të mëdhenjve, në mos të zënit ngoje kurrë veten.”
“Dyshimi është i papërshtatshëm, por vetëm dudukët nuk i kanë.”
“Pyesni thithëlopën (një lloj bretkose e madhe) çfarë është bukuria dhe ajo do t'ju thotë se është thithëlopa femërore.”
“Kur ai që dëgjon nuk e kupton atë që flet dhe ai që flet nuk e di se çfarë po thotë, atëherë kjo është filozofi.”
“Puna largon tri të këqija të mëdha: mërzitje, vesin dhe nevojën.”
“Shtrigat pushuan së ekzistuari kur ne hoqëm dorë nga djegia e tyre.”
“Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që nuk i ka bërë.”
“Po ju shkruaj një letër të gjatë, sepse nuk kam kohë të shkruaj një të shkurtër.”
“Një dashuri e vjetër është si një kokërr rëre në një sy, që na sfilit gjithmonë.”
“Është më mirë të rrezikohet për të shpëtuar një fajtor, sesa të dënohet një njeri i  pafajshëm.”

“Dashuria është më e forta nga të gjitha pasionet, sepse sulmon njëkohësisht kokën, zemrën dhe trupin.”
“Ka njerëz që përdorin fjalë për qëllimin e vetëm, për të fshehur mendimet e tyre.”
“Besëtytnia e vë në zjarr tërë botën, filozofia i fik.”
“Asgjë është humbur, kur na mbetet nderi.”
“Një njeri është i lirë në çastin kur dëshiron të jetë.”

“Mënyra më e mirë për t’u bërë i mërzitshme është me i thënë të gjitha.”
“Kur një e vërtetë është e qartë, është e pamundur të lindin parti dhe fraksionet.”
“Kurrë nuk janë përlarë njerëzit se a do të ketë dritë në mesditë.”
“Ne jetojmë në shoqëri. Prandaj, për ne, asgjë nuk është me të vërtetë e mirë, nëse nuk është e mirë për shoqërinë.”

“Dyshimi nuk është i këndshëm, por siguria është qesharake. Vetëm të trashët nga mendja, janë të sigurt për ato që thonë.”
 “Ushtarët bien në gjunjë kur qëllojnë, mbase për të kërkuar falje për vrasjen.”
“Budallenjtë admirojnë çdo fjalë të një autori të famshëm; unë lexoj vetëm për veten time, dhe më pëlqen vetëm ato që është e nevojshme për mua.”

Nga frëngjishtja Lis Bukuroca

Voltaire (Volter), pseudonim i François-Marie Arouet u lind më 21 nëntor 1694 dhe vdiq më 30 maj 1778). Ishte filozof, dramaturg, historian, shkrimtar, poet, enciklopedist, shkrimtar i fabulave, novelist dhe eseist francez. Ai ishte një nga autorët më të lexuar dhe më me ndikim në epokën e iluminizmit. Në Francë shekulli i 18-të quhet edhe "Shekulli i Voltaire-it" (le siècle de Voltaire).

Keine Kommentare: