13.08.2019

Hipoteza e kontaktit e Gordon Allportit (Psikologji 8)



Paragjykimet krijohet në fëmijëri. Të vegjlit parapëlqejnë të luajnë me fëmijë, që kanë ngjyrë të njëjtë të lëkurës, ose me ata që kanë veshmbathje të ngjashme. 

Në moshën madhore paragjykimet instiktive në raste ekstreme ndikojnë që njerëzit tjerë, të çnjerëzohen dhe konsiderohen tipa më vete.

Sipas psikologut amerikan Gordon Allport, e kundërta e saj është kontakti ndërgrupor. Me njoftimin e tyre në mes vete, konstatohet se edhe ata janë njerëz.
Shumë hulumtime nëpër vendet e njohura të krizave me grupet fanatike, si Irlanda e Veriut, kanë ardhur në përfundim, se njerëzit me kontakte me anëtar të grupeve të jashtme, zhvillojnë një tendencë pozitive të qëndrimit me personat e grupit ekstrem, të jashtëm. Në mënyrë që kontakti të ndikojë pozitivisht, tipi më vete duhet të jetë si përfaqësues i grupit të jashtëm. Gjithashtu edhe kontakti duhet të jetë kuptimplotë.

Kur pjesëtarët e grupeve të ndryshme, shkëmbejnë bindjet e tyre, ata mësojnë të çmojnë njeri- tjetrin dhe të respektojnë. Njerëzia fiton mbi diferencat sipërfaqësore ndërmjet racave dhe grupeve tjera. Kontakti ndërgrupor e bënë këtë të qartë.

Gordon Willard Allport (1897 – 1967) ishte psikolog amerikan dhe themelues i “shkallës Allportit.” Ai ishte profesor i Psikologjisë Sociale në Universitetin e Harvardit nga 1933 deri në 1966.

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Keine Kommentare: