03.08.2019

Kjo është tragjike për ardhmërinë, Gazetaexpress


Nëse një prind është agresiv në shtëpi
Nëse një prind bërtet, ofendon e kërcënon në shtëpi

Nëse mësuesi është agresiv në klasë
Nëse mësuesi bërtet, ofendon e kërcënon në klasë

Më thuaj ti
Prej kujt të mësojë unë dashurinë dhe durimin
Më thuaj ti
Prej kujt të mësojë unë mirësjelljen dhe respektin


Ato sjellje të prindit dhe të mësuesit
Ato këmbëngulje për të na nënshtruar
Ato rrugaçëri armiqësore
I përvetësuam unë dhe ti
Dhe ja ku shfaqen tani:

Në Qeveri
Në Kuvend
Nëpër tubime
Nëpër debate

Te mungesa e durimit
Te paaftësia e vetëpërmbajtjes
Te pazotësia e vetëkontrollit
Te mungesa e kujdestarisë me dashuri
Te sharjen dhe kërcënimet
Te moszgjidhja e fjalëve
Te rrahjet
Te mbizotërimi i më pak të fuqishmit
Te dominimi i fëmijës

Me kërcënimin e saj ose të tij
Me poshtërimin e saj ose të tij

Duam të zbusim, 
por rrënojmë si prind në shtëpi
Duam të qetësojmë, 
por shkatërrojmë si mësuesi në shkollë

Dhe ne bëhemi çfarë ishin ata:

Të vrazhdë e të egër
Që shtypin e diskriminojmë:

Gratë
Bijat
Djemtë
Dhe në fund, dëmtojmë edhe shtetin
Mu siç na mësuan ata

Sepse mësimet merren në familje
Sepse mësimet merren në shkollë

Nuk mund të bëhet ndryshe
Varësinë kemi mësuar përmendsh në shtëpi
Nënshtrimin kemi mësuar përmendsh në shtëpi
Dhe sa herë jemi gjunjëzuar

Na kanë lavdëruar:
“Djalë e çikë e ngueshme”
Pse kemi hequr dorë nga vetvetja

Varësinë kemi përsëritur në klasë
Nënshtrimin kemi përsëritur në klasë
Dhe sa herë kemi mbyllur gojën
Na kanë shpërblyer
“Djalë e çikë e ngueshme”
Pse kemi hequr dorë nga vetja

Ja, kjo është arsye pse nuk përkapim lirinë
Dhe vullnetarisht bëhemi vasalë
Dhe, sapo të shfaqet tutori
Ne gjunjëzohemi plot ngazëllim
Të heshtur para këpucëve të tij
Me vështrim nga poshtë lartë
Me një leckë në dorë
Të gatshëm për t’ia lustruar këpucët
Për ta bërë më të madh se vetja
Vëlla të madh

Dhe, presim shpërblim dhe lëvdata
Presim të na rrahin supeve
Presim duartrokitje
Mu si edhe në shtëpi nga patriarku

Kjo është arsyeja pse prodhojmë despotë:
Ata na trishtojnë
Si dikur prindi
Ata na qetësojnë me nënshtrim
Si dikur shkolla
Kurse ne shtrihemi dhe presim dhurata
Sepse jemi stërvitur me skllavëri
Në shtëpi
Në shkollë
Dhe jashtë


Keine Kommentare: