28.11.2019

Në çaste të vështira...

„Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që nuk i ka bërë.“ (Voltaire)
„Nuk mjafton të bësh mirë, duhet ta bësh edhe mirë.“ (Denis Diderot)
„Mbijetohet nga ajo që merret, por jetohet nga ajo që jepet.“ (Carl Gustav Jung)

„Dhurimi është shprehje më e lartë e fuqisë. Në të njëjtin akt të dhënies, unë ndiej forcën time, pasurinë time, pushtetin tim. Kjo ndjenjë e gjallërisë dhe fuqisë më mbush me gëzim. Ndihem i tejmbushur me jetë dhe lumturi. Dhurimi jep më shumë gëzim sesa marrja, jo sepse është privim, por sepse në atë akt ndihem i gjallë; me dashurue është më e rëndësishme sesa me qenë i dashuruar prej dikujt.“ (Erich Fromm)
„Ajo që kemi bërë vetëm për veten tonë, vdes me ne. Ajo që kemi bërë për të tjerët dhe për botën, mbetet dhe është e pavdekshme.“ (Harvey B. Mackay
„Kam mësuar se njerëzit mund të harrojnë atë që ke thënë, njerëzit mund të harrojnë atë që ke bërë, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i ke bërë të ndihen.“ (Maya Angelou)
„Engjëjt e kohës sonë janë gjithë ata që interesohen për të tjerët para se të interesohen për vetveten.“ (Wim Wenders)
„Kush në rrugëtimin e jetës ka ndezur vetëm një pishtar të vetëm në orën e errët të dikujt, nuk ka jetuar kot.“ (Nënë Tereza)

„Pjekuria fillon të shfaqet kur ndiejmë se shqetësimi ynë për të tjerët është më i madh se sa për veten.“ (Albert Einstein)
„Kur posedon diçka, mund të të merret nga dikush. Por kur ti e jep, ja, e dha! Asnjë hajdut nuk mund ta vjedhë nga ti. Atëherë do të jetë e jotja përgjithmonë.“ (James Joyce)
„Për të trajtuar veten, përdor kokën; për të trajtuar të tjerët, përdor zemrën tënde.“  (Eleanor Anna Roosevelt) 

„Masa e një jete të shpenzuar nuk matet me gjatësi, por me dhurime.“ (Peter Marshall) 
„Të jetosh për të tjerët nuk është vetëm ligji i detyrës, por edhe ligji i lumturisë.“ (Auguste Comte)
„Nuk ka stërvitje më të mirë për zemrën, sesa zgjatja e dorës për të ndihmuar të tjerët për t’u ngritur në këmbë.“ (Henry Ford)

„Vlera e vërtetë e një njeriu përcaktohet duke shqyrtuar në çfarë mase dhe në çfarë kuptimi ai ka arritur të çlirohet nga egoja.“ (Albert Ajnshtajn) 
„Kjo është e imja, kjo është e jotja. Ja fillimi i uzurpimit të botës.“ (Blaise Pascal)
„Mos harro, nëse ndonjëherë ke nevojë për një dorë për të ndihmuar ty, do ta gjesh në fund të krahut tënd ... Gjatë mplakjes do të zbulosh se ke dy duar. Një për të ndihmuar veten, tjetrën për të ndihmuar të tjerët. (Audrey Hepburn) 
„Ji ai që hap dyert për ata që vijnë pas teje dhe mos u përpiq ta bësh universin një rrugicë të verbër.“ (Ralph Waldo Emerson)

„Nuk ka bar për tërmetet. Nëse qielli na kërcënon me rrufe, mund të gjendet shpëtim nëpër shpella. Por kundër tërmeteve nuk vlen arratisja, nuk hyjnë në punë as vendet për t’u fshehur„ (Francesco Petrarca)

„Në të njëjtën ditë ndodhi një tërmet tjetër me një zhurmë të tmerrshëm të sendeve që thyheshin. Kandidi i trembur, i hutuar, i humbur, i tëri i gjakosur, i pa frymë tha vet me vete: "Nëse kjo botë është më e mira e mundshme, çfarë janë atëherë të tjerat?" (Voltaire)

„Mjaftojnë vetëm tërmetet për të shkatërruar prosperitetin e një vendi.“ (Charles Darwin)
"Duket se njerëzit ndihen më shumë fajtorë për tërmetet sesa për luftërat që i shkaktojnë." Elias Canetti, Nobel për letërsi në vitin 1981

 „Për të gjithë italianet dhe italianët: politika nuk ka rëndësi këtu, këtu ka rëndësi solidariteti njerëzor, të gjithë italianet dhe italianët duhet të mobilizohen për të ndihmuar këta vëllezër të prekur nga kjo fatkeqësi e re. Sepse, më besoni, mënyra më e mirë për të kujtuar të vdekurit është të mendoni për të gjallët.“ (Sandro Pertini, fjalim pas tërmetit në Irpinia në vitin 1980).

"Pasi të keni qenë brenda një tërmeti, edhe nëse mbijetoni pa gërvishtje, e dini që ai, si një goditje në zemër, mbetet brenda tokës, në potencialin e tij të tmerrshëm, gjithmonë i gatshëm të kthehet dhe të godasë përsëri, me një forcë edhe më shkatërruese. "(Salman Rushdie)
"Tërmeti. Kur ndodh një tërmet, gjithmonë zbulohet ndonjë sizmografë që e kishte parashikuar atë. ”( Lucio Salis, producent, komedian italian)
„Njerëzit nuk vriten aq shumë nga tërmetet, sa nga ndërtesat e rrënuara!“ (Arkiteti japonez Shigeru Ban)

Nga italishtja Lis Bukuroca