18.12.2019

Faktet: Gruaja dhe burri me numra

Ju nuk dini se çfarë të flisni në mbrëmjen e ardhshme të vajzave ose në një ndejë me nivel të burrave? Shkëlqeni me fakte!

Sa femërore dhe sa mashkullore është ...

... Toka? 6,974,036,375 miliardë njerëz jetojnë në Tokë. Nga këta, 3,517,255,725 miliardë janë të gjinisë mashkullore dhe vetëm 3,456,780,650 të gjinisë femërore.
... Gjermania? Rreth 80.2 milion njerëz jetojnë në Gjermani. Rreth 41 milion gra gjenden përball pak më shumë se 39 milion burrave.
... Berlini? Edhe në Berlin, gratë janë në vendin e parë. Gjithsej 3.517.424 njerëz jetojnë në Berlin. Nga këta, 1,784.227 janë meshkuj dhe 1.717.645 femra.

* * *
Orgazma
Mesatarisht burrit i duhen katër minuta për ta arritur, gruas njëmbëdhjetë. Orgazma e një burri zgjat mesatarisht shtatë sekonda. Gratë, nga ana tjetër, mund të mbajnë orgazmën e tyre nga 20, deri në 60 sekonda.

* * *
Pse burrat kanë thithka
Thithat kanë një domethënie të rëndësishëm te gratë sepse të sapolindurit nëpërmjet tyre marrin  qumështin e nënës. Thithat zhvillohen herët, përpara se embrioni të jetë jashtë i gjinisë mashkullore ose femërore, d.m.th përpara se të zhvillohen organet gjenitale. Prandaj, tetë deri në dhjetë javët e para të shtatzënisë, embrionet mashkullorë dhe femërorë, duken të njëjtë. Edhe nëse kromozomi Y tashmë ka përcaktuar gjenetikisht që embrioni të jetë mashkull, krijohen thithat. Vetëm më vonë organet gjenitale mashkullore zhvillohen nën ndikimin e testosteronit.

* * *
Jetëgjatësia, gratë jetojnë pesë vjet më shumë se burrat. Pra, gratë jetojnë më gjatë, po cila është arsyeja? Ato shkojnë shumë më shpesh te mjeku dhe për këtë arsye sëmundjet e rënda mund të trajtohen më herët. Sipas ekspertëve, arsyeja pse burrat i shmangin mjekët është për shkak të imazhit social të burrave. Ai është "gjinia e fortë" dhe nuk duhet të tregojë ndonjë dobësi fizike dhe mendore ose të ndikohet nga sëmundje me dhembje. Sëmundjet më të vogla shpesh nuk shërohen sa duhet, trupi dobësohet me kalimin e kohës dhe jetëgjatësia zvogëlohet. Mënyra e jetesës ndikon gjithashtu në jetëgjatësinë. Sjellja e burrave shpesh është më rrezikuese dhe e dëmshme për shëndetin: burrat përbëjnë numrin më të madh të vdekjeve në komunikacion, i kushtojnë më pak vëmendje ushqimit të shëndetshëm dhe priren të konsumojnë shumë alkool dhe nikotinë. Një studim i Institutit Robert Koch në 2010 tregoi se pothuajse dy herë më shumë gra se burra, nuk pinë kurrë alkool dhe se 10 përqind më pak e grave janë të prira për konsumime të rrezikshme.

* * *
Burrat hanë 1.1 kg mish në javë - dy herë më shumë sesa gratë. Vlerat e rekomanduara janë 300 deri në 600 gram në 7 ditë.

* * *
Anisomastia është asimetria e gjinjve te gratë. Sidoqoftë, gjinjtë e pabarabartë janë rregull dhe jo përjashtim. Te 65 përqind e të gjitha grave, gjoksi i majtë është më i madh se i djathti. Në shumicën e rasteve, diferenca në madhësi është aq e vogël, sa nuk vërehet. Zakonisht është jo-problematike nga ana mjekësore.

* * *
Një shtatzëni mesatare zgjat 9 muaj, gjë që nuk është asgjë e re. Sidoqoftë, ajo që pak njerëz e dinin ishte se burri kalon një periudhë po aq të gjatë në banjë gjatë gjithë jetës së tij. Sondazhet kanë treguar gjithashtu se çdo burrë e zgjat qëndrimin në banjë deri diku në dhjetë minuta: për të lexuar pjesën e sportit në gazetë ose udhëzime përdorimi. Përveç kësaj, një në 200 burra mban një shufër për dredhjen e flokëve në banjë.

* * *
Klisheja se gratë llomotisin kurse burrat flasin pak
A flasin gratë më shumë se burrat? Jo, të dy gjinitë flasin të njëjtën sasi, mesatarisht shqiptojnë rreth 16,000 fjalë në ditë. Deri më tani thuhej se gratë shprehin rreth 7,000 fjalë në ditë, kurse burra vetëm 2.000. Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Matthias Mehl nga Universiteti i Arizonës ka regjistruar gjashtë vjet në një aparat special – të krijuar prej tij-  bisedat e gati e 400 studentëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Meksika. Gratë përdornin mesatarisht 16.215 fjalë në ditë, burra 15,669. Kështu që gratë flasin disa fjalë më shumë çdo ditë, por kjo nuk është një ndryshim i rëndësishëm, sipas studiuesve.

INGO BACH

"Zoti krijoi gruan sepse burri i vetmuar nuk do të kishte mbijetuar." Anonime

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca