shumë të shëmtuar,
por shumë të mençur,
apo me një burrë (grua) shumë të bukur,
por shumë të trashë nga mendja?
*
Ishte më e lehtë për të ikur
nga diktatura,
apo ishte më e rëndë
të duartrokitej ajo?
*
Është më fisnike të jesh veteran i penduar
pse ke marrë pjesë në luftë,
apo veteran i penduar
pse nuk ke marrë pjesë në luftë?
*
*
I gëzohesh më shumë dështimit të Albinit,
apo i trishtohesh më shumë fitores së Isa Mustafës?
*
Të pëlqen më shumë të udhëhiqesh nga një tradhtar
i padëshmuar,
apo të pëlqen më shumë të udhëhiqesh nga një hajn
i dëshmuar?
*
Do të parapëlqeje të shoqërohesh në ferr nga zoti,
apo do të parapëlqeje shoqërimin në parajsë
nga djalli?
*
A është ndjesi më e keqe të tradhtosh
gruan (burrin)
apo është ndjesi më e mirë të tradhtohesh
prej saj (tij)?
*
Është më e madhe dëshira për të ikur
nga një burrë i dhunshëm,
apo është tuta më e madhe
për të qëndruar me të?
*
Është kompliment më i madh të thuhet
se je i dijshëm si Ramushi,
apo komplimenti është më i madh kur të thuhet
je injorant si Albini?
*
Është nder më i madh nëse të thuhet se je karrierist dhe makiavelist
i mirë si Isa Mustafa,
apo kur të thuhet se je karrierist makiavelist
i lig si Hashim Thaçi?
*
A është më keqdashës shkatërrimi i zemrës
nga Sali Berisha,
apo më i mirëseardhur është shkatërrimi i shpirtit
nga Edi Rama?
*
Më mirë do të arratiseshe nga varfëria që të shkakton pushtuesi,
apo është më trishtuese të mbetesh duke vështruar
se si shteti jot shkatërron të tashmen tënde
dhe ardhmërinë e fëmijëve tu?
*
Cilën jetë do të zgjidhje?
Nja 80 vjet parajsë këtu
dhe ferrin pas vdekjes,
apo nja 80 vjet xhenem këtu
dhe pas vdekjes parajsë?
*
Më shumë do të mburreshe nëse burgosesh
për 20 vjet nga Serbia,
apo do të përjetoje më shumë kënaqësi
pse ke duruar 20 vjet vjedhjen e atdheut?
*
Më e gjatë të duket rruga derisa të arrish në takimin e parë
me një grua (burrë),
apo më e gjatë të duket rruga te gjykata për shkurorëzim
nga gruaja (burri) e parë,
edhe pse largësia është e barabartë?
*
Kur kthehet burri në shtëpi qe gëzuar më shumë
kur doli jashtë,
apo dëshpërohesh më shumë
pse nuk qëndroi më shumë ?
*
Është më e moralshme një dashuri shumë e madhe
njëjavore,
apo është më e pamoralshme bashkëjetesa
e përjetshme
pa dashuri?
*
Përfiton Kosova më shumë
nëse nuk e jep Hashimin për viza,
apo përfiton më shumë
nëse nuk e jep Veriun për Luginën?
*
Në demokraci normale,
nuk është normale ish-kryeministri
të bëhet kryetar i vendit normal.
Në demokracitë tribale,
nuk është normale,
ish-kryeministri të mos bëhet kryetar normal
i vendit jonormal!
*
Është më e moralshme të quhesh Morales
(ish-kryetar i Bolivisë që kërkoi azil në Argjentinë )
dhe të akuzohesh për financim të terrorizmit,
apo është më e pamoralshme të jesh besimtar i devotshëm
duke predikuar urrejtjen
dhe terrorizmin?
*
zoti personalisht,
apo ke më pak frikë nëse të merr në pyetje
djalli personalisht?
***