Kur ke një problem, mos kërko fajtorin, por kërko zgjidhjen.
Njerëzve u pëlqejnë lavdërimet, prandaj bëji sa më shumë që të mundesh.
Kërko në të kaluarën, nëse dëshiron të dish të ardhmen.
Nesër do të fryjë era e nesërme.
Kur prindërit punojnë kurse fëmijët argëtohen, nipërit dhe mbesat do të kërkojnë lëmoshë
Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë.
Me pyet është turp i një çasti, mos me pyet është turpi i gjithë jetës.
Miqësia dhe dashuria nuk kërkohen si uji, por ofrohen si çaji.
Burri dhe gruaja duhet të jenë si duart dhe sytë: kur duart bëjnë keq, sytë qajnë, kur sytë qajnë duart i fshijnë lotët.
Një buzëqeshje është si një furçë dhëmbësh. Duhet ta përdorësh shpesh për t’i mbajtur dhëmbët të pastër.
Ndonjëherë fiton. Herave tjera mëson.
Jo të gjitha gratë e martuara janë bashkëshorte.
Koha e kaluar duke qeshur është koha e kaluar me perënditë.
Mos thuaj kurrë: është e pamundur, mund të thuash vetëm: nuk e kam bërë akoma.
Mund të mbetet diçka e palëvizshëm pranë një lumi që rrjedh, por jo në botën e njerëzve.
Njeriu që arrin të shohë gjëra të vogla, ka të pamurit e qartë dhe një zemër të pastërt.
Një rrugë mund të jetë e gjatë ose e shkurtër, por nëse nuk e ndërmerr hapin e parë, do të jetë tepër shumë e gjatë.
Kur mësuesi jot të korrigjon, falënderoje dy herë: e para sepse po të përçon diturinë e tij, e dyta sepse ai beson se ti je i aftë për ta mësuar atë.
Buzëqeshja në gojën e një personi është si një fanar në derën e një shtëpie: tregon se ka një shpirt brenda.
Ne nuk buzëqeshim sepse diçka e mirë ka ndodhur, por diçka e mirë do të ndodhë sepse buzëqeshim.
Nëse arratisesh sot, nesër do të kesh nevojë për më shumë guxim.
Fuqia e vullnetit përshkon edhe vendet shkëmbore.
Aty ku je vendosur, lulëzo.
Dega shumë e fortë në erë thyhet; ajo shumë e lakueshme, nuk do të qëndrojë kurrë drejt.
Mos pyet veten se sa është e gjatë fusha, nëse ke dyshime, nis vrapin.
Lumenjtë e thellë rrjedhin ngadalë.
Buzëqeshja jote është stolia zemrës tënde. Çfarë lloji të buzëqeshjes do të veshish sot?
Një fjali e ndershme mund të ngrohë tre muaj dimri.
Kush di të dëgjojë mirë, di edhe të flasë mirë.
Një mace e mirë është medikamenti më i mirë kundër depresionit.
Çrregullimi në veshmbathje, është çrregullim i shpirtit.
Ai që mbytet, kapet për një kashtë.
Një gjë e parë (e shikuar) vlen më shumë se njëqind të dëgjuara.
Gjendet një derë nëpër të cilën mund të hyjë fati, por çelësin e ke ti.
Një ditë e kaluar me një mësues të mirë vlen më shumë se një mijë ditë të shpenzuara për mësime.
Pak mësohet nga fitorja, por shumë nga humbja.
Lulet e qershisë nuk janë krijuar për stuhitë.
Jeta zgjat një brez, një emër i mirë përgjithmonë.
Sa herë që hani diçka, shtoni një ditë në jetën tuaj.
Fitorja i përket atij që di të vuajë një çerek ore më shumë se sa një tjetër.
Askush prej nesh nuk është aq i mençur, sa kur bëhemi të gjithë së bashku.
Njeriu bëhet i lig, pasi të ketë qenë shumë i mirë me njerëzit e gabuar.
Nëse nuk është e jotja, mos e merr!
Nëse nuk është e drejtë, mos e bëj!
Nëse nuk është e vërtetë, mos e trego!
Nëse nuk e di, mbylle!
------------------------------------------------------