19.02.2020

Ndonjëherë ti fiton, ndonjëherë ti mëson

"Kurrë nuk është vonë për t'u bërë ai ose ajo që keni dashur të jeni." George Eliot
"Ne mund t'i realizojmë ëndrrat tona vetëm nëse vendosim të zgjohemi prej saj." Josephine Baker
"Nëse udhëhiqemi nga ëndrrat tona, suksesi do t'i tejkalojë të gjitha pritshmëritë tona." Henry David Thoreau
"Nuk është vullneti që drejton veprimet tona, por fuqia e përfytyrimeve tona." Émile Coué 
 "Kujdesu për mendimet tua! Ato janë fillimi i veprave tua.“ Proverb kinez
"Kush bën atë që ai tashmë di ta bëjë, mbetet gjithmonë ai që tashmë është." Henry Ford
"Vetëm ata që dinë qëllimin e tyre, gjejnë rrugën." Laoci

"Qëllimeve janë hapi i parë për ta kthyer të padukshmen në të dukshme." Toni Robbins
"Duhet provuar të pamundurën për të arritur të mundshmen." Hermann Hesse
"Asgjë nuk jep më shumë paqe sesa një vendim që është marrë." Charles Maurice de Talleyrand
"Qëllimet i japin jetës tonë kuptimin."  C.H. Parkhurst
"I suksesshmi shqyrton talentin dhe aftësitë e tij para se të vendos për qëllimin." Vera F. Birkenbihl
"Kryevepra më e madhe e jetës është të arrish qëllimet dhe ta përjetosh të tashmen me vetëdije." Jörg Löhr

"I vetmi person me të cilin konkurron është ai që ti sheh në pasqyrë!" Anonime
"Çdo njeri është arkitekt i së ardhmes së vet." Sallusti
"Kujdesu mirë për trupin tënd. Është i vetmi vend ku duhet të jetosh.“Jim Rohn
"Ti do të rritesh si njeri vetëm nëse je jashtë zonës së rehatisë." Percy Cerutty
"Ndonjëherë ti fiton dhe ndonjëherë mëson!" Anonime
"Nëse ke ndërmend të ripërtrish veten, bëje çdo ditë." Konfuci
«Ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk e bëjmë.“ Volteri
"Nuk mund të kapërcehet asnjë njeri, nëse ndiqen gjurmët e hapave të tij." François Truffaut
"Fati jonë nuk varet nga yjet, por nga veprimet tona." William Shakespeare

"Përvojë quhet shuma e të gjitha gabimeve." Thomas Edison
“Përvoja është si një fanar në shpinë. Ai vetëm ndriçon rrugën, që tashmë është pas nesh.“ Konfuci
"Gjithçka duhet të bëhet sa më e thjeshtë që të jetë e mundur, por jo më e lehtë."  Albert Einstein
"Vendimet nuk bazohen në mundësi, mundësitë krijohen me vendime." Markus Heim
"Atë që mendon sot, do ta bësh nesër." Leon Tolstoj
"Lumturia është e vetmja gjë që dyfishohet kur ndahet." Albert Schweitzer
"Ki durim, të gjitha gjërat janë të vështira para se të bëhen të lehta." Proverb francez  

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

----------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare: