1.
Ia gërditën shtetin popullit sa ta kujtojë me mall Jugosllavinë, apo ta dëshirojë atë! U arsyetuan investimet e Shërbimit Sekret Serb, që nëpërmjet lakenjve e çakejve të tij në Kosovë, arriti të jetë garantuese i themelimit të qeverisë për ta rindrequr Isa Mustafa miqësinë me Amerikën!
Arsimin nuk do të kishte shkatërruar kurrë një atdhetar. Shtetin e Kosovës nuk do ta kishte vjedhur kurrë një atdhetar. Veprat që i konvenojnë Serbisë, një atdhetar nuk i bën kurrë.
Ai nga LKJ uzurpoi i LDK-në 21 vjet pas themelimit të saj dhe udhëheq partinë si klan privat, si komunist i pasionuar, kurse Këshillin e Përgjithshëm, e manipulon si diktatorët Komitetin Qendror. Ai gjithmonë merr vendime, Komiteti Qendror gjithmonë i miraton ato!
Tjetri nga “Kosovo ne moze bez Srbije - Kosova nuk mundet pa Serbinë” në Ministër i Punëve të Jashtme dhe, sipas dëshirës serbe, quan shtetin e Kosovës “Shtet terrorist!”
Tjetri si shërbëtor i të parit, në fillim kundër LDK-së, nga “me Listën Serbe nuk krijohet QEVERI…”, në Qeveri me Listën serbe! Pse? Edhe ky si tutori i vet për ta shpëtuar miqësinë me Amerikën me ndihmën e Serbisë!
Derisa t’u besojmë fjalëve e jo veprave, do t’i votojmë njerëzit që i nevojiten Serbisë! Çdo vepër që i konvenon Serbisë dhe bëhet nga shqiptarët, bëhet nga ata që ose vet, ose prindin e kanë pasur (kanë) agjent të UDB-ës. Udbashët e djeshëm nuk i ka zhdukur asnjë epidemi! Ata nuk janë pakuar, por janë shumuar, prandaj jemi mu ashtu si i shkon për shtati Serbisë.
2.
Kur ndihmojmë shtetin, ndihmojmë ardhmërinë e fëmijëve tanë.
Kur vjedhim shtetin, ndihmojmë mërgimin e fëmijëve tanë.
Kur nuk kallëzojmë krimet në polici, ndihmojmë rrënimin e shtetit!
Ne kontribuojmë me veprim apo mosveprim: në ndërtim ose rrënim!
3.
„Pse zotëri Kurti? Ju kam pritur në shtëpinë time, ju kam hapur dyert, zemrën dhe gjithçka sipas traditës së shqiptarit. A nuk kam qenë nikoqir i mirë?“ Bexhet Pacolli
E lexuat kulturën fisnore?
„Të kam pritur në shtëpinë time“, pse nuk anulon rregulloret e shtetit kur jam në pyetje unë?
„Të kam hapur dyert“, çfarë rëndësie ka shteti para meje?
„Të kam pritur sipas traditë shqiptare“, tradita shqiptare çmon mikun më shumë se shtetin! Nuk është shtet serb, është i jonë dhe mund ta bëjmë e zhbëjmë sipas nevojës!
Për mikun shteti duhet edhe të pezullohet, të vidhet dhe tradhtohet, sepse është miku në pyetje, nikoqiri i mirë!
Domethënë, kur dikush vjen në shtëpinë time, unë e blej atë si lopën dhe më takon ai mua!
Është trishtim kur shihet se hapur kërkohet shfuqizimi i shtetit nga të pasurit e Kosovës!
Këta nuk do të lejojnë kurrë ndërtimin e shteti qytetar, ligjor, por vetëm shtetin tribal!
Zotëria ka jetuar në Zvicër, por e dëshiron Kosovën si shtet kriminel! Nuk i mjaftoi kërkesa për ta rrënuar shtetin, por deputeti i pasur, shtetin e vet e konsideron shtet terrorist !
4.
Falënderimi i takon Vuçiqit sepse ai dha kontributin më të madh me anë të deputetëve serb për ta shpëtuar Kosovën nga: antiamerikanët, komunistët, diktatori, Hitleri, Stalini dhe xhelati. Mustafa me Vuçiqin, Hotin, Ramushin e Limajn po lufton antiamerikanizmin e VV-së!
Falënderime Vuçiqit për testet e dhuruar dhe për mbështetjen Qeverisë së Mustafës, nëpërmjet së cilit, kryetari i Serbisë, do të luftojë mosmirënjohjen e stalinistëve dhe fashistëve shqiptarë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen