27.06.2020

Suksesi i Serbisë, Bota sot

1.
Qëllimi i Serbisë ishte Kosova të bëhet e neveritshme për Perëndimin dhe të pendohet për intervenimin! Për të arritur në atë gjendje, kanë dhënë kontribut shumë udbashë, edhe atë, në të gjitha fushat e jetës! Ata që nuk shihnin shkatërrimin e imazhit të vendit, ishin politikanët. Ata shihnin vetëm suksese, në fakt vetëm interesin e vet! Ata nuk dëgjonin kritikuesit, por ata që u duartrokisnin! Ata edhe paguheshin për të duartrokitur dhe e bënin me kënaqësi.

Tani jemi aty ku jemi, ku nuk na konvenon fare. Madje edhe pa përkrahës të vendosur. Kjo gjendje është edhe rezultat i përjashtimit të intelegjencisë kosovare dhe angazhimi në politikë kryesisht i mediokriteteve ekstreme, zvarranikëve të tyre, apo të patriotëve jugosllavë.

Për të luftuar duhet atdhedashuri dhe guxim.
Për të ndërtuar shtet me imazh të mirë, duhet atdhedashuri dhe dije!

Për ta ndryshuar gjendjen, duhet larguar domosdoshmërisht nga skena politike, ata që kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje, ku shteti është vetëm improvizim, por jo shtet. 
Korrupsioni, nepotizmi dhe shkatërrimi i arsimit është vepër e këtyre politikanëve që quhen sot elitë.

2.
Isa Mustafa: "Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo."

LDK nuk udhëheq shtetin, por një koalicion me një qeveri, prandaj nuk ka rëndësi çfarë mendon kryetari i LDK-së, por Qeveria. Pse ky konfuzion? Për ku u nis delegacioni?

Isa Mustafa: "Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan."

Aha, domethënë në ajër qenka ndarë delegacioni përgjysmë. E si shkohet në Uashington?

Isa Mustafa: "Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore..."

Domethënë delegacionin qenka nisur pa u konsultuar me koalicionin dhe opozitën! Apo?

Isa Mustafa: "Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale. "

Pse, a qenka Thaçi shteti?
Isa Mustafa: "Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë!"

Domethënë pa Thaçin shteti kapitullon?
Isa Mustafa: "Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme."

Domethënë pa Thaçin nuk jeni në gjendje të bëni asgjë dhe jeni kthyer në Kosovë?
Isa Mustafa?: "Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje."

Po a di ti se nuk je kryeministër dhe nuk ke asnjë të drejtë të merresh me këto probleme dhe të trajtosh kryeministrin si infantil, si të pa aftësi juridike, si të retarduar dhe sillesh si tutor i tij? A e di ti se je kryetar i LDK-së dhe duhet të merresh me partinë, me anëtarësinë, jo me detyrat e kryeministrit? A e di ti se Kryeministri përfaqëson Qeverinë, shtetin dhe jo partinë e vet?! A nuk sheh se je bërë si tutor i një prostitute në Shtëpi Publike, të cilën e komandon si me telekomandë?

PS: 
LDK ishte parti e intelektualëve, kur lexohet ai status i Isa Mustafës, që u nda në fragmente të shkurtër si në një intervistë, kuptohet katandisja e partisë dhe kuptohet pse nuk e ka dashur Rugova Mustafën në parti, derisa ishte gjallë!
Shpëtojeni LDK -në nga ata që nuk patën guxim të bëhen anëtarë të asaj partie derisa  merrte frymë Ibrahim Rugova! Këta dy janë: Mustafa dhe Hoti! 

3.
Lëdëkistët që deri dje shanin Thaçin në mënyrë më të poshtër, tani gjoja e mbrojnë atë, edhe pse vetë e kanë akuzuar qindra herë për vrasje të veprimtarëve të LDK-së! Dhe, nuk është aspak çudi, nëse nesër shfaqen në Hagë si dëshmitarë! Tragjike kur humbet dinjiteti dhe reagohet vetëm sipas dëshirës së udhëheqësit, apo vetëm sipas interesit vetjak. Është në pyetje interesi nacional: INTERESI I SHTETIT! Tragjike kur njeriu humb identitetin vetjak dhe për të kuptuar botën, i qaset përtypjeve të Mustafës, të liderit të pagabueshëm, mu si në kohën komuniste: "rezonimit" të liderit i cili  shkruan se Gjykata do të konfirmojë luftën e drejtë të UÇK-së!

Thua se Gjykata paska atë detyrë, atë kompetencë. Në fakt, duke evituar për të marrë në mbrojtje Thaçin e akuzuar, merr në mbrojtje UÇK-në e paakuzuar! Kjo është taktikë nga një dhelpër me përvojë! 

Lexojeni:
"Besoj thellë se lufta e UÇK-së Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër..." Isa Mustafa.

Kukullat e Isa Mustafës janë pionierët e shkollës komuniste, që monumentalizojnë despotin, që krijojnë autokratin, rrjedhimisht diktatorin që drejton një Komitet Qendror, si Bagëtinë Qendrore! Ai Komitet Qendror merr vendimet që i dëshiron despoti jugosllav! Në vend se ta rrëzojnë, se solli republikën buzë greminës! Këta nxënës, këta shokë, këta talebë, rrënojnë çdo parti demokratike, sepse ndalojnë konkurrencën e brendshme brenda saj dhe duartrokasin vetëm shokun në krye të partisë. 

Ata janë në gjendje të vrasin atë që braktisë rrugën e fyrerit, sepse identifikohen me karakterin e tij, me zanafillën e tij jugosllave-komuniste, me gjarpërimet e tij dhe aftësinë për të bërë karrierë në Krahinën Socialiste dhe në Republikë e Kosovës. Në Europë nuk njihet një shembull i tillë!

Pionierët e Mustafës luftojnë për idhullin, për liderin e pasur! Nëse krahasohen reagimet e tyre - kur Thaçi pat rrëzuar Mustafën - me reagimet e sotshme, pasi Dullën ua bëri kryeministër, të vjen për të vjellë për amoralitetin e skajshëm, për qëndrimet të rruspijshme: për poçavër-mentalitet, për poçavër-qëndrime, për njerëz pa kurriz, për paturpësi, që nuk mund të merret  me mend. Turp! Humbja e parimeve morale njerëzore, ishte projekt i udbës dhe humbi edhe vlerësimi i drejtë kuptimor i atdhetarit dhe tradhtarit. 

Çdonjëri ishte patriot, çdonjëri ishte atdhetar. Ky është kaos i financuar edhe nga Serbia. Pa u ndryshuar njerëzit, nuk ndërtohet shteti juridik. Politikanët mund të ndryshohen vetëm me zgjedhje të reja! Hoti është kryeministër i kontrabanduar dhe i mungon legjitimiteti! 

Çfarë të thuhet për Thaçin? Është i pafajshëm deri sa gjykata nuk lexon një aktgjykim! E pastaj, ekzistenca e asaj Gjykate është edhe kontribut i tij! 

---------------
Libra nga Lis Bukuroca

Keine Kommentare: