21.08.2020

Gruri i sotëm është "helm kronik"

Gruri është një nga drithërat më të konsumuara në botë, mirëpo nuk është më ai që ishte para 10.000 vjetëve. Domethënë nuk është më produkt i vërtetë natyror, por një përzierje e ndryshuar gjenetikisht e shartimeve të ndryshme. Ky ndryshim gjenetik nuk ka për qëllim shëndetin e njeriut, por kryesisht rendimentin më të lartë të mundshëm.

Gluteni i grurit favorizon mbipeshën
Gjithnjë e më shumë njerëz ushqehen pa glutene. Në raste mjaft të rralla, ky vendim merret për shkak të një sëmundjeje të diagnostikuar që quhet celiakia, por shpesh edhe pa këtë sëmundje konsumatorët nuk ndihen mirë pas konsumimit të produkteve të grurit. Ndjenja e fryrjes dhe të ngjitjes në traktin tretës i shkaktuar nga gluteni, është vetëm një simptomë e intolerancës në rritje ndaj glutenit në vendet e industrializuara.

Të ndryshuar në mënyrë që të rriten sa më shpejt, të përballojnë parazitët e rrezikshëm dhe t’i përshtaten gjithnjë e më mirë rrethanave mekanike për proceset e gatimit industrial, tani kemi të bëjmë me një drithë që përbëhet nga 50 për qind glutene.
Para 50 vjetëve sasia e glutenit në grurë ishte vetëm 5 përqind. Sa më shumë nga kjo proteinë glutinoze që të ketë në drithë, aq më lehtë është të prodhohen produkte e komerciale. Pa përmendur shtesat kimike, që rrisin kohëzgjatjen e përdorimit të këtyre "ushqimeve themelore" të prodhuara në mënyrë industriale.
Arsyeja pse rrezikohet shëndeti me këtë grurë është se trakti ynë tretës, nuk ka mundur t‘i përshtatet atij ndryshimi për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Kardiologu dhe autori i librit Wheat Belly  Dr. William Davis nuk ngurron të quajë grurin modern një "helm kronik", i cili jo vetëm se dëmton të sëmurët nga celiakia, por të gjithë njerëzit.
Kundërshtarët e industrisë moderne të drithit, si Davis, grurin e konsiderojnë si shkaktar për dhjamosjen e shoqërisë perëndimore dhe për sëmundjet e përhapura degjeneruese si: diabeti, sëmundjet e zorrëve, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e lëkurës, artriti, depresioni dhe alchajmerin, të cilat shkaktohen nga dhjami në bark si pasojë e gluteneve. 
Dhjami i barkut nga gluteni i grurit
Të gjithë e njohin togfjalëshin „bark birre“, por se është fjala për një bark gruri, për shumë veta mund të jetë e panjohur. Pavarësisht se është fjala për barkun e birrës apo barkun e grurit, me të dyja nuk mendohet në diçka tjetër, pos dhjamit në bark (dhjam viscerale), i cili gjendet rreth organeve në hapësirën e barkut (p.sh. mëlçi, veshkat).
Përkundër dhjamit nënlëkuror, dhjami i barkut prodhon hormone të ngjashme me gjëndrat endokrine dhe dërgon sinjale patogjene që shkaktojnë procese inflamatore (ndezjeje)  në indin dhjamor; nxisin rezistencën ndaj insulinës dhe manipulojnë ndjenjën e ngopjes. Sinjalet e inflamacionit të dërguara nga dhjami i barkut janë fillimi i një rrethi të mbrapshtë, sepse ato ndikojnë që trupi të prodhojë më shumë dhjam, në mënyrë që të lidh patogjenët (shkaktarët e sëmundjeve) e mundshëm në qelizat e dhjamit dhe të parandalojë depërtimin e tyre në organe.
Gruri modern, i cili në fund të fundit përdoret edhe për shumë birra, kontribuon në këtë dhjam të rrezikshëm të barkut, sepse indeksi i saj glicemik tejkalon atë të një çokollate të vogël! Davis i referohet në këtë kontekst amilopektinës karbohidrate, e cila është përbërësi kryesor i niseshtesë së grurit dhe bën që niveli i sheqerit në gjak, të rritet.
Pesë tregues për mbipeshën e shkaktuar nga gluteni
Keni një "bark birre" apo vuani nga një stomak i fryrë, veçanërisht pasi të keni ngrënë produkte gruri, edhe pse nuk jeni i sëmurë nga celiakia? 
Pesë efektet anësore të mëposhtme tregojnë për një intolerancë ndaj glutenit:
1. Nivele i rritur i sheqerit në gjak
2. Probleme të lëkurës: si puçrrat, skuqja dhe ekzema
3. Ankthi, depresioni, mungesa e energjisë
4. Çrregullime të zorrëve, infeksione të kërpudhave, (fungale)
5. Plakja e parakohshme (përfshirë alchajmerin (dementia)

Ushqimi pa drithëra si një transformim shëndetësor
Për shkak të rritjes së peshës në mënyrë epidemike i shkaktuar nga gruri modern, në vendet e industrializuara dhe pas shumë ankesave të konfirmuara klinike mbi shëndetin, Davis këshillon të ushqyerit pa grurë si një ‚zgjidhje transformuese‘ për sëmundje të ndryshme, të cilat lidhen me ushqimin. Njerëzit të cilët heqin dorë nga ky drithë, jo vetëm mund të humbin peshën e tepërt, por edhe të shërohen nga çrregullimet e tretjes psh. STD, (Sëmundja e traktit digjestiv), acidi  në lukth, diabeti, artriti dhe depresioni. 

Davis e konsideron bukën bio, të  zezën, (me grurë integral), si një të keqe të vogël për sa i përket përmbajtjes së lartë të glutenit dhe indeksit të glicemisë (GI). Në stacionin televiziv amerikan CBS, ai e përshkroi grurin modern si një krijim nga hulumtimet gjenetike të viteve 1960 dhe 1970.

Si alternativa, Davis rekomandon "ushqim të vërtetë" që është kursyer nga lakmia ekonomike bujqësore, mbi të gjitha pemë dhe perime të rritura në mënyrë biologjike, yndyrna të shëndetshme (p.sh. avokado, ullinj) dhe vetëm herë pas here mish të cilësisë së lartë (posaçërisht të kafshëve të egra).
...
Dr. Jeffrey Fenyves dhe Dr. Stephen Fry nga „Center for Digestive Wellness in Kingsport, Tenesi, rekomandojnë të ushqyerit pa drithëra ose pa gliadin, që gjendet në grurë, por edhe në thekër, elb dhe drithërat tjera.  Kjo vlen për shumicën e produkteve të miellit dhe makaronave, si dhe produkteve të përpunuara me drithë të fshehur (p.sh. birrë, ushqime të gatshme, kafe me grurë).
Ekzistojnë padyshim drithëra të vlefshme, pa gluten ose pseudo-drithra, siç janë orizi, meli, kuinoa, amaranti dhe misri, të cilat mund të pasurojnë në mënyrë domethënëse dietën tonë përmes kontributit të tyre ushqyes. Dyqanet e ushqimit shëndetësor dhe supermarkete të pajisur mirë shesin vetëm miell pa gluten dhe produkte të gatshme pa të.
Sidoqoftë, këto produkte duhet të konsumohen me kujdes, sepse edhe në sektorin bio, përpunimi bëhet në mënyrë industriale dhe përpiqen të kopjojnë glutenin për aftësit e tij ngjitëse, e cila nuk ka të bëjë me ushqimin natyror. Buka me tharm tradicional, të krijuar vetë, e gatuar nga thekra, është më e mirë se llojet e tjera të bukës.
Carina Rehberg
Nga gjermanishtja, me shkurtime, Lis Bukuroca
PS.: Edhe një herë shkurtimisht: domethënë ndryshimi gjenetik i grurit është bërë për industrinë, për profit dhe për rritjen e prodhimit. Nga pesë përqind gluten, kemi sot grurin me 50 përqind. Mbipesha është bërë epidemike.  Një grua shkruante në internet se ka humbur 14 kilogram për një muaj pasi kishte hequr dorë nga produktet e drithit. Unë i humba pesë për një muaj. Nuk ishte e lehtë të hahen disa ushqime pa bukë, por pas disa ditëve, nuk ndihet nevoja.
Pa produkte të drithërave do të ndiheni më mirë, më të lehtë dhe do të flini më mirë, por edhe do t’i parandaloni disa sëmundje si diabeti, sëmundjet e zorrëve, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e lëkurës, artriti, depresioni dhe alchajmerin.  Nëse vuani nga njëra nga ato sëmundje, atëherë provoni disa ditë të zëvendësoni produktet e grurit me ushqime tjera për të parë a është fajtor gruri dhe a favorizon përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.
Çka është gluteni? Ai njihet edhe si zamkë (ngjitës), por nuk përmban vetëm proteina. Termi gluten nënkupton një përzierje të proteinave, karbohidrateve dhe lipideve (yndyrnave), që gjenden në drithëra.

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare: