21.08.2020

Pesë gazmore

Një burrë kthehet në shtëpi nga puna para kohe dhe gjen shoqen në shtrat me shokun e tij. I tmerruar nga xhelozia, merr thikën dhe e vret shokun.
Gruaja: „I dashur, nëse vazhdon kështu, mbetesh pa asnjë shok!“

Një arab merr një taksi në Napoli dhe me një sjellje shumë të mirë ,i thotë shoferit ta ndalë muzikën, sepse ajo në kohën e profetit, nuk kishte ekzistuar. Shoferi fik radion dhe disa çaste më vonë ndalet, pastaj zbret dhe i hapë derën e makinës.

Pse duhet të zbresë?,  pyet ai.
Në kohën e profetit nuk ekzistonin as taksitë, prandaj zbritni këtu ju lutem dhe pritni një deve.

"Nuk i kam fare punët mirë me burrin!", thotë zonja mikut.
"Ku e ke njohur atë burrë?", pyet ai.
"Bëra një shpallje në gazetë dhe...!"
"Sa të kushtoi shpallja?", pyeti ai.
"Pesë euro.".
"Eh, të lutem, për pesë euro nuk mund të pritet burrë më i mirë!"

Pyeti Izetbegoviq zotin: "Si do të duket Bosnja pas vitit 1990?" 
"Do ta shkatërrojnë serbët", tha ai. 
Izetbegoviqi u gjunjëzua në dysheme dhe ia plasi vajit.
Pyeti Millosheviqi zotin: "Si do të duket Serbia në fund të shekullit?".
"Do ta bombardojnë amerikanët.", tha zoti.
Millosheviqi u përplas në divan dhe ia plasi vajit.
Pyeti Hashimi zotin:"Si do të duket Kosova kur ta qeverisë unë?"
Zoti mbuloi sytë me dy duar dhe ia krisi vajit...
(përshtatje nga italishtja, ishte me kryetarë tjerë)

I dashur, kam etje.
Çfarë dëshiron e dashur?
Një gotë ujë. Vetëm uji më largon etjen...
Kamerier, kamerier, një gotë ujë ju lutem!
Për ta pirë?
Eheee, me thënë të drejtën....jo....dua të mësoj notin! Nëse keni edhe një trampolinë nga mund të kërcej brenda, do t'ishte akoma më mirë….  

Nga italishtja Lis Bukuroca

Në ilustrimin lart gruaja majtas pyet tjetrën: 
"Kusht t'i qethi ashtu flokët?"
"Nuk e di! Ai ishte me maskë!"

Libra nga Lis Bukuroca


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht

Keine Kommentare: