25.08.2020

Umberto Eco, kultura e masës është antikulturë (I)

"Cilësia e parë e një njeriu të ndershëm është përçmimi i religjionit, i cili na dëshiron të frikshëm nga gjëja më e natyrshme në botë, që është vdekja, urrejtës të së vetmes gjë të bukur, që na ka dhënë fati, që është jeta, dhe mëtues të një qielli ku vetëm planetët jetojnë me lumturi të përjetshme, të cilat nuk shijojnë  as shpërblime, as dënime, por lëvizjen e tyre të përjetshme në krahët e zbrazëtisë. Jini të fortë si të urtët e Greqisë  së lashtë dhe shikojeni vdekjen pa ju dridhur qerpikët dhe pa frikë.

"Kush nuk lexon, në moshën 70 vjeçare do të kenë jetuar vetëm një jetë:  të veten! Kush lexon do të ketë jetuar 5.000 vjet: ai ishte kur Kaini vrau Abelin, kur Renco u martua me Luçinë, kur Leopardi e admironte pafundësinë ... sepse leximi është një pavdekësi nga prapa." 

"Paranoja e komplotit universal nuk do të mbarojë kurrë dhe nuk mund të zhduket sepse nuk e dini kurrë se çfarë fshihet pas tij. Është një tundim psikologjik i speciesë tonë. Berluskoni i ka kaluar të gjitha fushatat e tij zgjedhore duke folur për një komplot të dyfishtë, të gjyqtarëve dhe komunistëve. Nuk ka më komunistë përreth, edhe nëse i kërkojnë me fenerë, megjithatë për Berlusconin, ata po përpiqeshin për ta marrë pushtetin.“

"Kultura e masës është antikulturë."
"Shpesh janë inkuizitorët ata që krijojnë heretikë."
"Ndonjëherë shoh dikë dhe mendoj se do t‘ishte dashur ta vrisja, por nuk më kujtohet arsyeja.“

"Kur filozofi mesjetar flet për bukurinë, ai nuk nënkupton vetëm një koncept abstrakt, por i qaset përvojave konkrete."
"Demokracia është gjithashtu pranimi i një doze të vogël të padrejtësive për të shmangur padrejtësitë më të mëdha." 
"Kjo është bukuria e anarkisë në internet. Çdokush ka të drejtë të shprehë parëndësinë e vet."

"Mund të thuhen gjëra të gabuara, mjafton që arsyet  të jenë të drejta." 
"Budallai mund të thotë gjënë e duhur, por për arsye të gabueshme.“
"Kur armiqtë e vërtetë janë shumë të fortë, është e nevojshme të zgjidhen armiq më të dobët."

"Kur shkruan një libër, nuk ke kontrollin mbi atë që të tjerët do të kuptojnë."
“Meqenëse populli si i tillë nuk ekziston, populisti është ai që krijon një imazh virtual të vullnetit popullor."
"Nuk janë lajmet që e bëjnë gazetën, por gazeta është ajo që bën lajme."
"Një hartë nuk kishte për qëllim të përfaqësonte formën e tokës, por të rendiste qytetet dhe popujt, që mund të takoheshin."
“Njerëzimi nuk mund të pranojë idenë se bota ka lindur rastësisht, nga gabimi. Vetëm për shkak se katër atome të pa mend janë përplasur në autostradën e lagësht. Dhe atëherë duhet gjetur një komplot kozmik, zot, engjëj ose djajtë."
“Unë kam të drejtë të zgjedh vdekjen time për hir të të tjerëve.“
"Njerëzit besojnë vetëm atë që ata tashmë e dinë."
"Ai që nuk ka parime morale zakonisht mbështjell veten në një flamur."

Umberto Eco u lind më 5 janar 1932 në Alesandria, Piemonte, vdiq më  19 shkurt 2016 në Milano, Lombardi. Ai ishte një semiolog, filozof dhe shkrimtar italian. Një eseist i madh, i cili ka shkruar sprova të shumta mbi semiotikën, estetikën mesjetare, gjuhësinë dhe filozofinë, si dhe romane të famshme. Në vitin 1988 ai themeloi Departamentin e Komunikimit të Universitetit të San Marinos. Që nga viti 2008 ai ishte profesor dhe kryetar i Shkollës së Lartë të Shkencave Humane në Universitetin e Bolonjës…
Ai u bë i famshëm në botë përmes romaneve të tij, veçanërisht me "Emri i trëndafilit"… 
Umberto Eco është shpallur 38 herë doktor honoris causa!

Nga italishtja Lis Bukuroca


Faqja zyrtare: Bibliografia 

----------------------------------------


Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: