"Me qenë i suksesshëm do të thotë, me u ngritë një herë më shumë sesa je rrëzuar." Winston Churchill
"Nuk është e pakët koha që kemi, por e shumtë është koha që nuk e përdorim." Seneka
"Pakënaqësia është hapi i parë drejt suksesit." Oskar Wilde"
Mos u përpiq të jesh i përkryer, sepse ti je tashmë."Immanuel Kant
Mos u përpiq të jesh i përkryer, sepse ti je tashmë."Immanuel Kant
"Një buzëqeshje është largësia më e vogël midis dy njerëzve." Anonime
"Ki kujdes me mendimet tua. Ato janë fillimi i veprimeve tua." Fjalë e urtë kineze
"Kulmi i lumturisë është, kur një njeri është i gatshëm të jetë ai që është.“ Erasmus von Rotterdam
"Gdhende jetën nga druri që ke."Leon Tolstoj
"Imagjinata është më e rëndësishme se sa dija." Albert Einstein
"Njeriu nuk është përgjegjës vetëm për atë që e bën, por edhe për atë që nuk e bën." Lao Ce
"Imagjinata është më e rëndësishme se sa dija." Albert Einstein
"Njeriu nuk është përgjegjës vetëm për atë që e bën, por edhe për atë që nuk e bën." Lao Ce
"Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur." Charly Chaplin
"Jepi çdo dite mundësinë për t’u bërë më e bukura e jetës tënde." Mark Train
"Unë eca nëpër këtë rrugë, unë eca nëpër atë rrugë, pastaj eca në rrugës time." Fjalë e urtë kineze
"Kush dëshiron të jetë gjithmonë i lumtur, duhet të ndryshojë shpesh vetveten." Konfuci
"Përpjekja për përsosmëri, i bën disa njerëz plotësisht të padurueshëm.“ Pearl S. Buck
"Mikun e sigurt e njeh në një gjendje të pasigurt." Ciceron
"Më mirë mendo në atë që ke, sesa në atë që të mungon." Mark Aureli
"Sekreti i suksesit? Të jesh ndryshe nga të tjerët." Woody Allen
"Ekziston një jetë para vdekjes!" Drafi R. F. Deutscher
"Sinqeriteti i plotë është rruga drejt origjinalitetit." Charles Baudelaire
"Zgjidh një profesion, që e ke pasion dhe në jetën tënde nuk do të kesh më nevojë asnjë ditë për të punuar.“ Konfuci
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Ps.:
Nëse bëhesh si dikush, do të jesh kopje e dikujt, por jo origjinali i vetvetes. Religjionet, diktaturat dhe prindërit konservativë, shkatërrojnë origjinalet e mëdha për të krijuar sa më shumë kopje të vogla, si dele, që duhet të kullosin pa ngritur kokën, përndryshe i konsiderojnë të prishur, apo armiq të atdheut!
Kur na thonë se jemi prishur, aty kuptojmë se jemi bërë vetvetja: njeri i epokës sonë! Kur na thonë se jemi bërë armik, aty kuptojmë se jemi bërë mik i vetvetes dhe i lirisë.
Nëse nuk e duam vetveten, dashuria ndaj të tjerëve nuk do të jetë dashuri e vërtetë, por nënshtrim dhe vetëmashtrim serioz! Lis Bukuroca
----------------------------------------
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen