Natën të gjithë lopët janë të zeza.
Mos iu afro asnjë dhie nga para, asnjë kali nga prapa dhe një budallai nga asnjë anë.
Nuk kruhet çdo njeri në kokë, sepse menduaka thellë.
Nuk ka botë pa lekë.
Kali shikohet në dhëmbë; njerëzit në mendje.
Thuaj të vërtetën - por pastaj merr vrapin!
Madje, thjeshtë për shkak të kureshtjes, jeta ka vlerë të jetohet.
Mos bërtit, përndryshe do ta zgjosh zotin.
Mos u bëj shumë i ëmbël që të mos hahesh i tëri; mos u bëj shumë i hidhur që të mos pështyhesh.
Mos i beso dikujt (burrit) që të tregon të gjitha brengat e tij dhe të mban larg nga të gjitha gëzimet e tij.
Nuk mund të rrjepen dy lëkura nga një buall.
Çfarë nuk sheh me sy, goja nuk mund ta shpifë.
Kush mund të lëpijë, mund edhe të kafshojë.
Çfarë është sapuni për trupin, lotët janë për shpirtin.
As sharjet dhe as të qeshurat nuk mund ta ndryshojnë botën.
Kur mashtruesit takojnë një njeri krejtësisht të sinqertë, ata hutohen aq shumë, sa të gjithë e konsiderojnë mashtrues më të madh se vetveten.
Nëse ka hidhërim në zemër, sheqeri në gojë nuk do ta bëjë jetën më të ëmbël.
Sikur të pasurit të mund të punësonin dikë që të vdesë në vend të tyre, të varfrit do të kishin jetë të mrekullueshme.
Kur je i shtrirë për tokë, nuk mund të rrëzohesh.
Nëse dëshiron të përmbushen ëndrrat tua, nuk duhet të flish.
Nëse dëshiron të largosh një mik, kërkoi para hua ose jepi atij hua.
Kur ti ke uri, këndo; kur ke dhimbje, qeshu!
Nëse nuk mund të kalosh përmbi, duhet të kalosh përfund.
Nëse je asgjë, mund të më dëgjosh.
Kur një baba i jep djalit, qeshen që të dy; kur një djalë i jep babait, qajnë që të dy.
Kur një njeri i mençur zemërohet, ai e humb mençurinë e tij.
Sikur zoti të jetonte në tokë, njerëzit do t’ia kishin thyer dritaret.
Kur zoti dëshiron të ndëshkojë një jobesimtar, i jep atij një grua fetare të devotshme.
Nëse dikush vjen për të vrarë ty, çohu më herët dhe vrite i pari.
Kur njeriu ka nevojë për kripë, nuk i ndihmon asgjë nëse ka sheqer.
Ai që duron fyerjet, fton të lëndohet.
Kush vrapon pas një fati të madh, ikën nga qetësia.
Kush pranon miq vetëm pa gabime, nuk do të ketë kurrë miq të vërtetë.
Ai që është i durueshëm, është i mençur dhe njeriu i mençur, është më i mirë se një njeri i fortë.
Kush jeton pa grua është pa mirëqenie, pa ndihmë, pa gëzim.
Kush shqetësohet për të kaluarën është i trullosur në të tashmen dhe i frikësohen të ardhmes.
Mos hidh asnjë gurë në pusin nga i ke nxjerrë.
Ne nuk i shohim gjërat siç janë, por siç jemi ne.
Fjalët që vijnë nga zemra shkojnë në zemër.
Ku dy hebrenj, aty tri mendime.
Koha shëron të gjitha plagët.
Së pari përmirëso veten, dhe pastaj gjyko të tjerët.
----------------------------------------
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen