“Të lëngosh për një bukuri të pandjeshme ose kapriçioze është idiote. Lumturia nuk duhet të jetë as shumë komode dhe as shumë e vështirë.“
"Kënaqësitë e dashurisë janë pasojat dhe jo shkaku i lumturisë."
"Njeriu i urtë ... kurrë nuk mund të jetë plotësisht i pakënaqur."
"E mira vjen nga e keqja, si e keqja nga e mira.“
"Dashuria? E pamundur për ta përkufizuar!"
„Gratë janë si qershitë: njëra tërheq tjetrën.“
„Burri është bërë për të dhënë, gruaja për të marrë.“
„Nëse kënaqësitë janë të përkohshme, edhe hidhërimet janë të tilla.“
„Të lumtur janë burrat që nuk kanë nevojë as për shpresë dhe as për largpamësi për të shijuar jetën.“
„Kush është burrë i dashuruar, i cili nuk imagjinon se objekti që e do ai, duhet t’u pëlqejë të gjithëve?“
„Francezët janë xhelozë për dashnoret e tyre dhe kurrë për gratë e tyre.“
„Në disa raste, kur njeriu është i sigurt se nuk i besojnë, duhet të tregojë të vërtetën.“
„Bota gjithmonë do të jetë në çrregullim dhe injorancë, pasi të diturit nuk përbëjnë më shumë se një të qindtën e saj.“
„Argumentet nuk u mungojnë kurrë dy të dashuruarve, pasi ata janë vetë tema e diskutimeve të tyre.“
"Duhet vlerësuar bukurinë për inteligjencën e saj dhe inteligjencën për bukurinë e saj."
"Kur je i dashuruar, mjafton shumë pak për t'u tkurrur në dëshpërim ose për të prekur qiellin me një gisht.“
Ishte një njeri me oreks të shkëlqyeshëm (jo vetëm figurativisht, por edhe tekstualisht: në të vërtetë ai e donte ushqimin e mirë në cilësi dhe sasi), ambicioz dhe i shkëlqyeshëm; ai ishte një dashnor i komoditeteve, të cilin nuk mund t’ia lejonte vetes çdoherë. I murrmë, një metër e nëntëdhjetë i gjatë, sytë plot gjallëri, një karakter pasionant dhe në ndryshim të përhershëm. Casanova posedonte më shumë sesa bukurinë. Ishte një personalitet magnetik dhe magjepsës me aftësi sipërore intelektuale dhe oratorike. "Talentet" që do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojë për të mirë në oborret aristokratike evropiane, që dominoheshin nga një klasë e kulturuar, por edhe sipërfaqësore dhe zemërgjerë.
Giacomo Casanova mbahet mend mbi të gjitha për cilësitë e tij si një ngashënjyes i jashtëzakonshëm, si pushtues i grave, me oratorinë e tij të madhe (si:
"Ti nuk je dashuria ime e parë, por do të jesh e fundit!“, ose:
"Nëse lumturia ime vonohet, unë nuk do të jem përgjegjës për jetën time!“)
si dhe për arratisjen e tij të guximshme nga burgu (i Pallatit të Dukës), por shpesh harrohet se ai ishte gjithashtu një filozof, poet, abat, avokat, romancier, eseist, matematikan, ekspert financiar, mason, aventurier, udhëtar, spiun, komediograf, violinist, okultist dhe çdo gjë tjetër nga përvoja e tij, e ka shkruar në veprën e tij.
Pas arratisjes, ai strehohet përsëri në Paris, por edhe këtu burgoset. Tani për falimentim. I liruar pas disa ditësh, ai vazhdon udhëtimet e tij të panumërta që e çojnë në Zvicër, Holandë, shtetet gjermane dhe Londër. Më vonë ai shkoi në Prusi, Rusi dhe Spanjë. Në 1769 ai u kthye në Itali, por duhej të priste dy vjet para se të merrte lejen për t'u kthyer në Venedik; pas një internimi prej gati njëzet vjetësh.
Më 1791 ai rrëfen këtë në një letër: “Po shkruaj jetën time për të qeshur me veten time dhe po ia dal me sukses. Shkruaj trembëdhjetë orë në ditë dhe kalojnë si trembëdhjetë minuta. Çfarë kënaqësie kur kujtohen kënaqësitë! Çfarë mundimi për t’i kujtuar! Po argëtohem sepse unë nuk shpif asgjë.”
Ai ka shkruar 3700 faqe në gjuhën frënge, sepse në epokën e tij ishte gjuhë e elitës intelektuale në Europë, midis viteve 1789 dhe 1798 dhe të gjitha janë blerë nga Biblioteka Nacionale Franceze. Në mesin e tyre gjendet edhe libri „Historia e jetës sime.“
Midis personaliteteve të kohës që ai njohu personalisht ishin: Jean-Jacques Rousseau, Voltaire, Madame de Pompadour, Wolfgang Amadeus Mozart, Benjamin Franklin, Katerinën e II të Rusisë dhe Frederikun II të Prusisë.
Giacomo Casanova vdiq më 4 qershor 1798 në Kështjellën Duhçov, Çeki. Ai ishte 73 vjeç dhe sipas legjendës, këto ishin fjalët e tij të fundit: "Zoti i Madh dhe ju të gjithë dëshmitarët e vdekjes sime: Kam jetuar si filozof dhe po vdes si i krishterë!"
Nga italishtja Lis Bukuroca
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen