15.11.2020

Giacomo Casanova e ka fjalën (I)

"Kultivimi i kënaqësisë së shqisave ka qenë për mua gjithmonë profesioni im kryesor.“
"Gruaja kënaqet më shumë se burri, sepse festa zhvillohet në shtëpinë e saj.“

"Shumë gjëra mund të mësohen nga gratë e pa përvojë.“

"Kush ka vendosur të bëjë diçka dhe nuk mendon për asgjë tjetër, kapërcen të gjitha pengesat.“

"Dashuria është një fëmijë hyjnor, që përbuz turpin."

„Gruaja është si një libër, i mirë apo i keq, duhet të të pëlqejë që nga kopertina.“

„Historia ime do të dëshmojë se ne jemi budallenj kur kërkojmë jashtë vetes shkaqet e telasheve tona, sepse të gjitha janë, drejtpërdrejt ose jo, në brendinë tonë.“

„Fatin më të keq që jeta mund t‘i ofrojë një njeriu mendjemprehtë është, ta vejë atë në shërbim të një budallai.“

„Realiteti varet nga imagjinata.“

„Budallai është një duduk që nuk flet, dhe prandaj është më i durueshëm, sesa duduku që flet.“

„Dinakëria është ves, por kur është e sinqertë, nuk është gjë tjetër veç mençuri, domethënë një virtyt.“

„Një grua e bukur është njëqind herë më tërheqëse kur zgjohet nga gjumi, sesa e veshur me rrobe elegante festive.“

„Kur e doni kënaqësinë, nuk duhet të filozofoni nëse nuk dëshironi ta zvogëloni atë.“

„Të vdesësh domethënë sikur kur duhet të dalësh nga teatri edhe pse shfaqja nuk ka mbaruar ende.“

„Ngjarjet më të rëndësishme të jetës sonë janë të pavarura nga vullneti ynë. Thjesht jemi atome, që mendojmë dhe shkojmë atje ku era na  bart.“

„Kur një vajzë është e bukur, duhet vetëm një çast për ta vënë re. Në anën tjetër, për të merituar ajo një gjykim të favorshëm, duhet të shqyrtohet, por hiret e saj shkaktojnë probleme.“

„Vetëm kur të çliroheni nga çmendësia, kuptohet se kemi qenë të çmendur, sepse në errësirë, ​​nuk shihet asgjë.“

„Unë gjithmonë kam qenë xheloz për dashnoret e mia, nga natyra, por kur kuptoja se rivali im mund t'i bënte të lumtura ato, xhelozia më zhdukej.“

„Në fakt, zemërimi gjithnjë ka pasur mbi mua të njëjtën forcë si dashuria.“

„Pasioni, mirëpo, nuk është kurrë i qëndrueshëm dhe nëse asgjë nuk e ndihmon atë për të dalë nga shqetësimi që e trazon, ai përfundon duke e shuar vetveten, sepse shpirti përpiqet të lirohet prej tij në mënyrë që të rifitojë ekuilibrin e humbur.“

„Në fakt, martesa është gjithmonë e pakuptimtë, por nëse një burrë e bën atë gjersa i afrohet pleqërisë, ajo bëhet edhe fatale.“


Giacomo Casanova (Xhakomo Kazanova), shkrimtar, poet, alkimist, diplomat, filozof dhe agjent sekret, u lind në Venedik më 02 prill 1725, vdiq më 4 qershor 1798 në Kështjellën Duhçov,  Çeki.

Babai, Gaetano Casanova, ishte aktor dhe balerin me origjinë të largët spanjolle (të paktën kështu supozohet në gjenealogjinë e dyshimtë të gjurmuar nga vet Casanova), ndërsa nëna e tij, Zanetta Farussi, ishte një aktore venedikase e cila me profesionin e saj, ishte shumë më e suksesshme se burri, prandja përmendet edhe nga Carlo Goldoni në kujtimet e tij, ku ai e përkufizon atë si: "... një e ve e bukur dhe shume dinjitoze.“


Giacomo Casanova u diplomua për drejtësi në Padovë në vitin 1742. Në fillim provoi një karrierë kishtare, siç dëshironte halla e tij, por kjo nuk i përshtatet natyrës së tij. Pastaj  provoi atë ushtarake, por pas pak, edhe prej aty tërhiqet. Pastaj takon patricin Matteo Bragadin, i cili e mban atë sikur të ishte djali i tij. Mënyra e jetës krijon dyshime dhe kështu, Casanova detyrohet të ikë nga Venediku dhe të strehohet në Paris. 


Pas tri vjetëve ai kthehet në vendlindjen, por aty akuzohet për përbuzjen e Fesë së Shenjtë, për shkak të një aventure me dy murgesha. Kjo ishte arsyeja pse burgoset në Venedik, por më 31 tetor 1756, ia del të arratiset. Kjo arratisje do ta bëjë atë jashtëzakonisht të famshëm.


Megjithë udhëtimet e vazhdueshme dhe të shpeshta, ai gjithmonë do të mbetet thellësisht venedikas dhe i dashuruar në qytetin e tij. Ai ishte adhurues i "dolce vita" (dolçe vita - jetë e ëmbël) në qytet, që zhvillohej midis teatrove, lokaleve të kumarit dhe kazinove ku ai organizon darka shumë elegante dhe takime galante. Aty  takohet për herë të parë me murgeshën e bukur dhe të fuqishme M.M. 


Nga italishtja Lis Bukuroca


Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  


Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.






Keine Kommentare: