LB: Sepse ju nuk jeni i votuar dhe me vota të huaja jeni bërë Kryeministër. P.v. d.m.th. „pa vota“ dhe ju e dini këtë, apo jo?
Dulla p.v.: Po, e di, por nuk ishin vota të Osmanit, ishin vota të LDK-së…
Dulla p.v.: Dëgjoni, diku në korrik 2021 udhëheqësi jonë që ka përvojë politike në dy shekuj dhe që ka fituar përvojë në epokën e Titos, pastaj të Rrahman Morinës dhe tani në demokraci, - për të qenë më i qartë, qysh kur Azem Vllasi e pa si talent të madh dhe e solli në politikë- ka grumbulluar dije të mëdha shkencore, politike dhe akademike…
LB: Pyetja ime ishte pse kërkuat shfuqizimin e Lirive Themelore të Njeriut?
Dulla p.v.: Ne jemi parti institucionale dhe me orientim perëndimor. Për cilin mendim e keni fjalën?
LB: Kjo është deklarata juaj zoti p.v. dhe u.d: "Sot, 20 vjeç, 22-23 vjeç, djem e vajza, studentë ose që kanë diplomu, kanë shkaktu telashe edhe brenda familjeve. Kanë shkaktu telashe që djali dhe vajza 20 vjeç me e nda votën prej babës, nanës, babgjyshit e gjyshes. Me shkaktu telashe…"
Dulla p.v.: Ngoni, unë jam profesor, doktor i shkencave dhe e di çfarë flas. Shumë babaxhysha e nanaxhyshe më treguan se po bahen telashe nëpër shpija. Ata vetëm pse kanë diplomu, apo pse janë studentë, nuk duhet me tradhtu, m’u distancu pi babës, por siç e do zakoni, me votu si ata. Dikur ata e votonin Rugovën, janë votues tanë, diku 80%, jo të VV-së…
LB: Ah, domethënë ju i dëshironi votuesit e Rugovës?
Dulla p.v.: Pode, se po bahet telashe nëpër shpija: po përlahen, po shahen, po rrihen, e pastaj pe ndajnë votën prej babës! Kjo jo vetëm se është mungesë respekti, por edhe haram!
LB: Po a nuk e thotë Kushtetuta se çdo njeri ka të drejtë të votojë vetë?
Dulla p.v.: Po, mirëpo nëse e lexoni mendimin e shenjtë të Mustafës, që vlen më shumë se Kushtetuta e Jugosllavisë, se e Serbisë dhe e Kosovës, aty e shihni se ai kërkon që demokracia jonë të jetë e tipi lindor, por me orientim perëndimor…
LB: Pse, ku bazoheni?
Dulla p.v.: Po lideri jo tha: „…ne jemi rreth 95 perqind muslimanë… në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare…“
LB: Çfarë domethënë kjo?
Dulla p.v.: Kjo domethënë se me ndërtua xhami është sevap dhe duhet të mburremi…
LB: Po njeriu mund të mburret me veprat e veta, kush ka të drejtë të mburret me veprat e huaja?
Dulla p.v.: Shikoni, ne kemi të drejtë. Meqenëse ishte Rugova lider dhe kryetar historik, unë duhet të fitoj, sepse unë e dua Rugovën…
LB: Domethënë, ju nuk duhet të dini shumë, por mjafton dashuria ndaj Rugovës?
Dulla p.v.: Jo, por nuk është e drejtë tash të votohen rivalët e Rugovës! Kjo është shumë haram, e ka thënë lideri jonë historik i tri epokave dhe i dy shekujve…
LB: A do ta ndërtoni shtetin ligjor?
Dulla p.v.: Shikoni, ne e kemi ndërtua shtetin ligjor dhe do të luftojmë në të gjitha mënyrat për ta pengua shtetin diktatorial, që arreston politikanët e vet. Dje e tha edhe lideri jonë i tri dimensioneve, se totalitarizmi na ka dëmtuar shumë. Vetëm unë e di sesa shumë ka vuajtur lideri jonë nga komunizmi jugosllav…
LB: Pse mendoni se do t’i fitoni votat?
Dulla p.v.: Sepse jemi sabër - parti dhe hallall…
LB: Eh?
Dulla p.v.: Domethënë allahun do ta kemi në anën tonë dhe VV-në e kemi shpallë haram-parti! Ajo nuk mund të fitojë!
LB: Po rivali i Rugovës keni qenë edhe ju, edhe Mustafa?
Dulla p.v: Kjo nuk është e vërtetë! Kurrë! Unë kam qenë në partinë e Bukoshit por pata aderua për ta pengua Bukoshin, për ta ndihmua Rugovën në vitin 2004, kjo ishte krejt arsyeja! Kemi qenë me djalin e liderit të tri epokave…
LB: Mendoni se do të keni më shumë se 20%?
Dulla p.v.: Pa asnjë dyshim! Unë do të jem fitues, sepse unë jam profesor, jo Albini. Unë jam elitë e këtij kombi dhe dijetar i madh, jo Albini… Unë do të bëhem kryetar i LDK-së!
LB: Po ju nuk keni fituar kurrë asnjë zgjedhje, pse të fitoni tani?
Dulla p.v.: Sepse tani e kemi pastru partinë nga elemente armiqësore që dëshironin revolucion brenda partisë, por fal përvojës së madhe në dy shekuj, e mënjanuam dëmin para se të bëhej kancer…
LB: E Vjosa?
Dulla p.v.: Vjosa nuk është rugoviste, sepse e përbuzte liderin e tri epokave. Ky është gjynah shumë i madh, gjynah që nuk falet në partinë tonë me orientim perëndimor! Se është gjynah i pafalshëm e di edhe e bija e separatistit Gërvalla…
LB: E nëse nuk i arrini as 20%?
Dulla p.v.: Dëgjoni, kjo do të jetë e pamundur, por nëse vërtetë bahet, atëherë unë dhe lideri i tri epokave, madje edhe Veliu, do të largohemi nga partia, se kjo parti, nuk na meriton neve… Këtë mundem me thanë une me bindje të plotë!
LB: Pse po përpiqeni të pengoni votimin e diasporës?
Dulla p.v.: Jo, dëgjoni, këtë ligj e kemi aprovua në tetor 2020…
LB: Ah domethënë ju e dinit para pesë muajve sesi do të jetë gjendja me virusin në shkurt?
Dulla p.v.: Natyrisht, unë jam profesor doktor i shkencave. Unë duhet me ditë…
LB: Po për Vitin e Ri, a u zbatua ky ligj?
Dulla p.v.: Jo, se atëherë nuk kishte rrezik për ardhmërinë! Tani ka rrezik nga bolshevizmi!
LB: Mirëpo ju ishit Kryeministër ilegal, a ndihen keq jo vetëm se morët votat e huaja, por kundërligjshëm u zgjodhët Kryeministër?
Dulla p.v.: Dëgjoni, derisa nuk ishte konstatua nga Gjykata, nuk isha ilegal…
LB: Domethënë tani jeni Kryeministër i p.v.i. dhe u. d.?
Dulla p.v.i.: Jo, të dielën i fitoj së paku 35% sepse unë jam rugovist i madh dhe i kam dekonspiruar tej për tej Kurtin dhe Osmanin. Me PDK-në do të formojmë Qeverinë dhe Hoxhaj do të jetë Ministër i Punëve të Jashtme se ka përvojë të madhe. E përkrahu edhe bota e jashtme, si Pakistani dhe Togo, prandaj…
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (roman erotik, vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (II)
- Letër burrave (I)
- Hijedritat e jetës
- Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (I)
- Hijedritat e jetës
- Letër burrave (II)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen