07.02.2021

Thënie për familjen (III)*

Familje është ajo ku fëmija, apo ku bija dhe djali përqafohen pas gabimit dhe këshillohen.

Familja përbëhet nga njerëzit që të duan edhe kur gabon.


Familja nuk është gjykatë. Ajo nuk gjykon, nuk dënon, por është vend i dashurisë dhe mësimit!

Familja është vatra nga largohemi plot dhembje dhe ku kthehemi plot ndjenja.


Vëlla është ai i cili gëzohet dashurisë së motrës. 


Baba është ai i cili u gëzohet dashurive të fëmijëve të vet, domethënë rritjes së tyre.


Vëlla është ai që dëgjon me vëmendje dhe bashkëndjesi brengat e dashurisë së motrës.


Motër është ajo që respekton kunatën si shoqe të veten.


Vëlla është ai që respekton kunatën si motër të veten.


Mendësia fisnore nuk pranon dinjitetin e njeriut, por dy ndere: nderin mashkullor dhe nderin femëror. Nderi mashkullor mund dëmtohet dhe rikrijohet, por jo nderi femëror.


Në dashuri nuk duhet të përzihet askush. Vendimet duhet t'i marrin vetëm ata dy, që dashurojnë njëri-tjetrin, por kurrë jo dikush tjetër. 


Dashuria nuk është lojë ku mund t'i fusë hundët çdokush. Ajo është edhe jeta intime e dy  vetave!


Nuk është i pasur ai që ka shumë, por ai që fal shumë!


Shtëpia nuk ndërtohet duke i thyer tjegullat. Fëmija nuk edukohet duke e nënshtruar, rrahur dhe zvogëluar!


Familje është vendi ku njeriu ndihmohet pas rrëzimit, jo ku ku dëmtohet më shumë!


Jeto si të pëlqen jeta ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Guxo!


Familja është vatra për të cilën na marrë malli: nëse nuk kanë abuzuar me ne kur ata ishin të fuqishëm dhe ne të dobët.


*Mendime nga Lis Bukuroca

.......................................

Libra nga Lis Bukuroca


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu


Keine Kommentare: