Është revoltë e vonuar kundër diktaturës së Enver Hoxhës!
Është nostalgji që flet për përpunimin e traumave të rënda: të traumave të pamjekuara, të traumave të pashëruara!
Është guxim i vonuar për disa dekada!
Është përthyerje e tutës së shekullit të kaluar dhe përplasje si guxim infantil në këtë shekull!
Është një hakmarrje ndaj fatit vetjak, ndaj frikës së vet.
Ajo tutë e madhe e djeshme, shpifet tani si „guxim“, kur guximi nuk ka më kuptim, megjithatë tucit të djeshëm, i trillon iluzione për rritjen e trimërisë!
Ftesa e Bregoviçit nuk është asgjë në krahasim me bashkimin me Serbinë!
Madje as kjo nuk është asgjë në krahasim me shpresat, me pritshmërinë e një mirëqenie nga Serbia e pinjollit të Millosheviqit!
Nga Serbia që dëshiron me çdo kusht të jetë udhëheqëse dhe dominuese e shteteve fqinje.
Ftesa Bregoviçit është thjesht psikozë, është përpunim i stresit post-traumatik!
Dhe në fund, ftesa Bregoviçit dhe muzika serbe nëpër plazhet shqiptare, nuk janë provokime kundër shqiptarëve të ish-Jugosllavisë, që i pat copëtuar Serbia nga Shqipëria, por janë hakmarrje kundër diktaturës së Enver Hoxhës dhe janë pasoja të traumave, që u ka shkaktuar njerëzve Enveri, idhulli i Rexhep Qosjes, që e çmon demokracinë!
Në fund të fundit, muzika serbe nëpër Shqipëri tregon vetëm arrogancën serbe, primitivizmin e tyre dhe kënaqësinë që ndiejnë për të provokuar. Shumë prej tyre nuk vijnë për të pushuar, por për të bërë politikë dhe për të prodhuar iluzione se e pushtuam detin, si edhe ftuesit e Bregoviçit, se e provokuan Enverin!
Muzikën e Bregoviçit, që motivonte ushtrinë serbe të masakronte fqinjët, nuk e dëgjon brezi i demokracisë në Shqipëri. Atë muzikë e adhuron një pjesë e brezit të trishtuar dhe të tmerruar dje nga Enveri. Ajo shtresë e brezit proletar të traumatizuar nuk njeh parime nacionale, nuk njeh atdhe, nuk njeh ndjeshmëri dhe mburret me çdo pushtues dhe gjakon të jetë në qendër të vëmendjes!
Politikat tona, para se të jenë nacionale, janë politika tribale!
Shikoni unitetin serb me Vuçiqin dhe fragmentimin shqiptar me Ramën!
Edhe sjellja e Ramës është një lloj revolte kundër diktaturës së Enverit. Një revoltë kundër babait! Atë guxim e dëshmon nënvetëdija e tij shpesh, edhe kur shfaqet jashtë i pizhamosur, si një pacient i arratisur nga psikiatria!
----------------------------------------
Ishte një reagim i imi emocional, i ndikuar, i padrejtë dhe i paarsyeshëm, që nuk mund të përligjet.
Në vitin 1961 James Stoner thoshte se grupet marrin vendime radikale. Ne po kërkojmë vendim të tillë!
Nga fillimi i viteve 1970 në psikologji kjo bindje e turmës, ku rrëshqita edhe unë, njihet si “të menduarit grupor e Janis-it” (Irwing Janis, universiteti i Yales)
Të menduarit grupor e shërbimeve sekrete ka ndikuar edhe në sulmin ndaj Irakut! Ata besonin se Iraku kishte armë bërthamore!
Pse po e urrejmë ne Goran Bregoviçin?
Ai thotë përafërsisht këtë në një intervistë: Unë e kam atin kroat katolik, nënën ortodokse serbe, bashkëshorten myslimane. Në cilën anë të rreshtohesha, kundër kujt të gjuaja, (me armë mendohet)? Kundër nënës, babait apo bashkëshortes? Prandaj mbetem asnjanës!
Hulumtova dhjetëra gazeta mbrëmë dhe sot: shqiptare, serbe, boshnjake e kroate. Nuk gjeta asgjë, pos atij fakti, të cilin e përmenda dhe se ai ishte i pari në ish-Jugosllavi, që kishte kënduar në gjuhën shqipe një rock-këngë!
Ndoshta po e urrejmë pse këndon serbisht?! Nëse është kjo, atëherë duhet ta kemi të qartë se me gjuhën nuk kemi pasur probleme, por me shtetin e Serbisë. As me popullin e Serbisë jo, por vetëm me shtetin serb! Përafërsisht atë gjuhë e flasin edhe kroatët e malazezët!
Gazeta shqiptare nuk citojnë asnjë burim që do të inkriminonte atë.
Ky mendimi i imi mbetet derisa të mos sillen prova për qëndrim të tij antishqiptar!
Unë kërkoj ndjesë edhe një herë, u kërkoj ndjesë edhe miqve të mi që kishin mendim tjetër, si Edmond Shallvari, Fahri Musliu, etj. dhe ndiej keqardhje për insinuatat dhe akuzat e pabazuara ndaj tij!
Sipas asaj që lexova, ai meriton respekt dhe mirënjohje, jo përbuzje dhe gozhdim publik!
PS. * Kjo nuk domethënë se unë përshëndes ftesën, por kërkova ndjesë për të mos manipuluar lexuesin eventual. Fakte se ai personalisht ka ndikuar në motivim për maskara, nuk gjeta. E sulmova atë me disa statuse, që më vonë i fshiva. Ajo që gjeta ishte se ai kishte kundërshtuar sulmin e NATO-së. Nuk di a ekziston ndonjë serb, që do të përshëndeste sulmin e vendit të tij.
Mendimi im për ftesën është ai që lexuat në fillim, por unë nuk mund t'i imponojë zgjedhjen bashkisë së Korçës, as shijen e këngëve! Gjeta se e quante Nënë Terezën me origjinë rome, por ka prej tyre që e konsiderojnë maqedonase, edhe pse ajo vetë thotë Jam shqiptare nga gjaku, por indiane nga shtetësia.”
Unioni doganor me Serbinë është më i rëndësioshëm sesa Bregoviçi, që e hodhi atë në harresë! Duhet të merremi me fakte të mëdha, jo me këngëtarë të vegjël!
Ngjyrat e dashurisë, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen