30.08.2021

Pse do të kisha pikturuar Ty?

sikur Ti të mos kishe hyrë në jetën time 

do të të kisha kërkuar kudo;

do të kisha përfytyruar Ty

ose fundi i fundit 

do të të kisha shpikur disi


mirëpo

Ti qe konkrete

reale dhe e njëmendtë

edhe në fantazi 

si frymëzim


meqenëse Ti ishe

atëherë ishe dy herë:

një herë si ëndërr e prekshme në jetë

një herë e vërtetë në imagjinatë

si ide

si fakt


atë fat 

e dashur 

nuk e kanë shumë veta

fatkeqësisht


arsyen nuk e di

por pak prej tyre

vërtetë pak


dikush vdes i vetmuar

dikush duke e kërkuar

dikush duke u ndarë e ribashkuar

dikush duke u shkurorëzuar disa herë

dikush duke u pajtuar me fatin:

kokulur

mrrolan

dhe koha kalon

kalon

dhe kalon me njeriun që nuk e deshi

as në ëndërr

as zgjuar


çfarë drame o zot


mirëpo

sikur Ti të mos kishe qenë përnjëmend

ajo që Ti ishe dje

ajo që Ti je sot

atëherë do të kisha pikturuar  Ty

si dashuri

si pasion


mu ashtu si ishe

mu ashtu si je 

por me fëmijët në prehrin tënd

këta që i solle Ti në jetë

mu ashtu si i kisha përfytyruar unë

ditën e parë që të takova Ty


Poezi nga Lis Bukuroca:

Poezi 2010-2017
Botimi i dytë janar 2022
Amazon Hijedritat e jetës


Vështrim mbi librin Hijedritat e jetës

Keine Kommentare: