05.09.2021

Njerëzit e famshëm për fëmijët (I)

„I ati është gjithmonë një republikan ndaj djalit të tij, ndërsa nëna e tij është gjithmonë një demokrate.“(Robert Frost)

„Fëmijët fillojnë  jetën me dashuri ndaj prindërve të tyre, më vonë i gjykojnë ata. Shumë rrallë u falin atyre gabimet, ndoshta edhe kurrë.“ (Oscar Wilde)

„Çasti i përshtatshëm për të ndikuar në karakterin e një fëmije është rreth njëqind vjet para lindjes së tij.“ (William Ralph Inge)

„Rrudhat janë të trashëgueshme. Prindërit i marrin ato nga fëmijët e vet.“ (Doris Day)

„Mos i rrit fëmijët tu siç bënë prindërit e tu me ty; ata janë lindur për një epokë tjetër.“ (ĪAlī ibn Ebu Ṭālib)

„Para se të martohesha kisha gjashtë teori rreth edukatës së fëmijëve. Tani, unë kam gjashtë fëmijë dhe nuk kam asnjë teori.“ (John Wilmot)

„Kur një fëmijë lind nuk e di kurrë se kë do të fusësh në shtëpi.“ (Achille Campanile)

„Ne i kalojmë dymbëdhjetë muajt e parë të jetës së fëmijëve tanë duke u mësuar atyre të ecin dhe të flasin, dhe dymbëdhjetë vitet e ardhshme duke u thënë atyre që të ulen dhe të mbyllin gojën.“ (Phyllis Diller)


„Prindërit duhet të jenë njerëz që mund t’u besohet, jo ​​të përkryer. Fëmijët duhet të jenë të lumtur, jo të na bëjnë neve të lumtur.“ (Nënë Tereza)

„Sikur prindërit të kuptonin sa mërzi u shkaktojnë fëmijëve të tyre!“ (George B. Shaw)

„Bizhuteritë më të çmuara që do të kesh ndonjëherë në qafë, janë krahët e fëmijëve tu.“ (Gaspard Mermillod)

„Një njeri që përqafohet nga fëmijët e tij edhe kur ai i ka duart boshe, ai njeri është me të vërtetë i pasur.“ (Anonim)

„Kur një baba i jep të birit, të dy qeshin; kur një fëmijë i jep babait të vet, që të dy qajnë.“ (William Shakespeare)


„Asnjë baba nuk duhet të harrojë se një ditë djali i tij do të ndjekë shembullin e tij dhe jo këshillën e tij.“ (Charles F. Kettering)

„Na kanë mbetur tri gjëra nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët.“ (Dante Alighieri)

„Fëmijët janë spirancat e jetës së nënës.“ (Sofokliu)*

„Duajini fëmijët që hyjnia ua dërgon; por duajini ata me dashuri të vërtetë, të thellë dhe të ashpër; jo të dashurisë së çoroditur, të paarsyeshme, të verbër, që është egoizëm për ty, por shkatërrim për ta.“ (Giuseppe Mazzini)

„Fëmija është burim dashurie; kur e prek, e prek dashurinë.“ (Maria Montessori)


„Një prind i mençur i lejon fëmijët të bëjnë gabime. Është mirë që herë pas here të djegin gishtat.“ (Mahatma Gandhi)

„Është më mirë t'i jepni fëmijës një aftësim, sesa t'i jepni një mijë monedha ari.“ (Proverb kinez)

„Ju mund të mësoni më shumë nga fëmijët, sesa ata mësojnë nga ju. Falë jush ata do të njohin një botë të kaluar, kurse ju do të zbuloni një të re që është në ardhje e sipër.“ (Friedrich Rückert)

„Të gjithë të rriturit dikur ishin fëmijë, por pak prej tyre e mbajnë mend atë.“ (Antoine de Saint-Exupéry)

„Ki kujdes, është më mirë t'i lësh fëmijët të arsimuar mirë, sesa të pasur, sepse shpresat e të arsimuarve janë më të mira, sesa pasuria e injorantëve.“ (Epikteti)

„Nëse doni që fëmijët tuaj të jenë të zgjuar, lexojini atyre përralla. Nëse doni që ata të jenë më të zgjuar, lexojini më shumë përralla.“ (Albert Einstein)





Nga italishtja Lis Bukuroca


* SPIRANCË f. det. Hekur i rëndë, që lëshohet në fund të ujit për të mbajtur anijen në një vend.


Pse duhet libri "Kuptimi i jetës?"


Sepse edukon gjatë leximit, zhvillon imagjinatën, zgjeron horizontin dhe hap rrugë të reja, riedukon dhe përmirëson të rriturit, motivon, rrit përgjegjësinë sociale, rrit inteligjencën emocionale, rrit kontrollimin e zemërimit .... I jep kuptimin jetës ...

Keine Kommentare: