Arsyeja e komunikatës: informimi
Qëllimi: altruizmi evolucionar dhe humanizmi
Raportuesi: Gjenerali i Shtabit Qendror të Viruseve
Njerëz të ligë,
ne i bëmë ca reforma dhe ndryshuam pakëz përbërjen apo uniformën, që ju po e quani me një fjalë të ndyrë dhe të përlyer: mutacion! ‚Omikroni‘ nuk është asgjë tjetër, pos stërnip i koronës, që sapo e kemi aftësuar për kamikaz: për t’ia nxjerrin shpirtin njeriut dhe pas tij, edhe vetvetes!
Viruset tanë janë krijesa të drejta dhe objektive. Ato qenie nuk diskriminojmë njeri; as për shkak të fesë, as për shkak të ngjyrës, as për shkak të gjuhës, as për shkak statusit social. Këta virus i dërgoj me një detyrë të shenjtë: për të shpëtuar Tokën nga bisha njeri!
Ju nuk mund të fshiheni as pranë zotit, as pas tij: as në kishë, as në xhami, as në sinagog, as në tempuj tjerë! Thjeshtë askund ku ju besoni se dikush ju mbron! Juve ju mbron vetëm tuta! Tani trusni bythën vetëm në shtëpi, por herën tjetër, do ta dërgoj virusin që infekton ata që nuk dalin jashtë! Unë duhet ta pakësoj këtë botë për ta mundësuar jetën edhe për të tjerët. Ju jeni duke e shkatërruar. Edhe atë, nga lakmia e madhe! Llaskuçë!
Meqenëse ju na u kërcënuat me zhdukje, në dhjetor të vitit 2020 më detyruat ta lëshojë në qarkullim armatën e re në Britaninë e Madhe: ‚Alfa‘. Ai virus kishte numrin konspirativ B.1.1.7. Gjersa ju po përgatiteshit për ta asgjësuar atë, Akademia jonë po punonte në rekrutimin e ri të ‚Beta‘-së. Pasoi ‚Gama‘ dhe nga maji 2021 ‚Delta‘, mirëpo jemi duke punuar në krijimin e gigarvirusit, i cili nuk mund të zhduket as me bombë atomike. Pse?
Sepse ju jeni kafsha më e rrezikshme në këtë yll, që ju e quani Tokë, kurse në urgjuhën e njerizimit, quhej Tika. Ju shumoheni, shkumoheni e konsumoheni duke e shkatërruar mjedisin. Këtu nuk jetoni vetëm ju, por ka edhe krijesa tjera: insekte, kafshë të egra e të buta, që ju i masakroni dhe i hani; bar, lule, pyje, akull, detëra, lumenj, shkurre e thera! Jo vetëm ato, por edhe mijëra tjera, por ju këtë Tokë e keni ndarë me kufij dhe i ruani ata me megavirusë të armatosur: maskarenj! Ju e shkatërroni planetin ku duhet të jetojnë fëmijët tuaj! Fëmijët, nipat dhe stërnipat tuaj! Pisa të dreqit!
Të vetëquajtur njerëz,
unë ju premtoj se pasi ta përfundojmë alfabetin grek, do t’ia nisim me alfabetin e gjuhës shqipe. Si alfabet i shenjt, që i ka 26 shkronja, por që shqiptarët edhe sot mendojnë se i ka 36. Kështu i gënjejnë fëmijët nga dita e parë në shkollë. Ata ende nuk e dinë se „TH“, nuk është një shkronjë, një germë e re, por një tingull i ri, një fonemë e re e krijuar nga dy germa: „Të“ dhe „Hë“!
Nejse. Shqiptarët t’i lëmë anash sepse ata janë një produkt i veçantë dhe shumë i koklavitur: gjersa fqinjët e tij luftojnë për republika jashtë vendit të tyre, prijësit e tij kudo luftojnë për pozita! Kështu veprojnë në Maqedoni, në Mal të Zi e në Luginë. Le të vazhdojnë se më shumë nuk duan. Meqenëse nuk duan, as nuk e meritojnë! Madje në Luginë nuk kanë as spital! Merreni me mend! Në vitin 2o20! Sidoqoftë aty ka shumë burra dhe trima!
Njerëz të ligë,
ju jeni gabimi më tragjik i evolucionit dhe prodhoni si asnjë kafshë edhe armë për ta shkatërruar vetveten në tërësi: edhe Tokën! Derra të dreqit!
Kafshë të këqija, qëllimi im është altruist sepse këtu njerëzve u zgjatet jeta me medikamente kur ajo nuk u duhet më. Armata ime brenda dy javëve i largon individit çdo dhembje dhe e mënjanon. Ky është humanizëm!
Meqenëse e zbuluat brigadën e 'Omikronit', unë do të vazhdojmë deri te 'Omega', e pastaj ia nisim me alfabetin që i ka 36 germa. Respekt meritojnë ata që refuzojnë vaksinën me çipa, që ndihmon kontrollimin e njeriut nga jashtë. Ato vaksina mund të ndryshojnë edhe orientimin seksual të njeriut. Zakonisht burrat hetero i bën homoseksual, kurse homoseksualët në burra. Gratë shumica shndërrohen në aseksuale, sepse mbeten pak burra dhe ata nuk i duhen më askujt! As evolucionit!
Imunitet, më 01.12.2021
Dr. Shën Zhapini, Gjeneral i Shtabit Qendror të Viruseve
Libra nga Lis Bukuroca
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen