03.12.2021

Si të shprehen ngushëllimet (I)

Nuk është e lehtë të shprehen ngushëllimet, por nga dhembja dhe trishtimi që ndiejmë kur dikush largohet përgjithmonë, nuk dimë a përgjigjemi edhe si duhet. „Mos u mërzit!“ dëgjohet vazhdimisht, por për fat të keq njeriu nuk mund të marrë vendim a mërzitet apo jo. Kjo është e njëjtë si kur një të sëmuri i thuhet: “Mos ji i sëmurë!“ Dhembja për të dashurit merr një kohë, por ndoshta edhe nuk zhduket kurrë plotësisht. Këtu disa të përkthyer nga italishtja, si ide që mund të ndihmojnë në shprehjen e atyre emocioneve, që për mua nuk kanë qenë kurrë të lehta. Mirëpo, nëse nuk kemi ide tjetër, atëherë „Mos u mërzit" na nxjerr nga gazepi emocional! Ndaj njerëzve jo të afërm, mjafton "Ngushëllime", ose „Keqardhje për këtë humbje të madhe!“


Kujtimi i atij njeriu të mrekullueshëm dhe të sjellshëm do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.

E pamundur të mbushësh një dhimbje dhe zbrazëti kaq të madhe me fjalë. Për çdo gjë do të që jemi pranë jush. 

Ishte fat që ishte pjesë e jetës sonë. Nuk do ta harrojmë kurrë. Një përqafim të madh.

Duke ditur sa e madhe ishte dashuria që ju bashkoi, lutem që të keni forcë për të kapërcyer këtë çast të tmerrshëm. 


Do ta kujtoj gjithmonë mirësinë dhe forcën e saj të madhe. Të gjitha lutjet e mia janë për ju. Ngushëllime.

Fjalët nuk mund të shprehin gjithë trishtimin tonë të thellë. Ne jemi pranë jush në këtë kohë dhimbjeje. Me dashuri.

„Thuhet se vdiset dy herë. Një herë kur ndalet frymëmarrja dhe herën e dytë, pak më vonë, kur dikush të përmend emrin për herë të fundit.“ (Banksy


Ngushëllimet tona për të ndjerin tuaj të dashur. Njerëzit që largohen na marrin një pjesë të zemrës sonë. Megjithatë ata do të jenë gjithmonë në kujtimet tona.

„Ti nuk je më aty ku ishe, por je kudo që jam unë.“ (Victor Hugo)

Vdekja e papritur e një njeriu kaq të mirë dhe të ndershëm më ka shkaktuar dhembje të madhe. Në këtë ditë zie, i bashkohem pikëllimit tuaj.


„Lamtumirat janë vetëm për ata që duan me sy. Sepse për ata që duan me zemër dhe shpirt, ndarja nuk ekziston.“ (Gialal al-Din Rumi)

Unë e kuptoj mirë dhimbjen tënde dhe jam pranë teje. Ngushëllime.

Nuk kam fjalë për të shprehur trishtimin e thellë që ndiej. Do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. Përqafime.

Me respekt dhe dashuri të madhe i bashkohemi familjes tënde në këtë çast zie.

Fatkeqësia që ka ndodhur në jetën tënde na ka prekur thellë. Ne i bashkohemi kësaj dhimbjeje me respekt të thellë.


Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për këtë moment të thellë zije.

„Ata që duam dhe kemi humbur nuk janë më aty ku ishin, por janë kudo ku jemi ne.“  (Augustine of Hippo)

Ne nuk mund të jemi të pranishëm në këtë ditë të trishtuar, por mendimet tona ju shoqërojnë në këto çaste të tmerrshme.

Unë jam pranë teje me gjithë zemër. Ngushëllime të përzemërta.


Zemra ime është me juve.

Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen time për humbjen tënde. Ngushëllime.

Fjalët janë të pakta në momente të tilla, por zemra ime është me ty.

Tragjedia e madhe që ka goditur familjen tënde është shkaku i dhembjes edhe për ne, ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të thella.

Në këtë ditë dhimbjeje të jashtëzakonshme, ne jemi vërtet pranë jush. Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona.


Zemra jonë hapet për të kuptuar pikëllimin tuaj dhe për t'ju dhënë forcën për ta kapërcyer atë. Ngushëllime të përzemërta dhe të sinqerta.

Sinqerisht të pikëlluar nga kjo rrethanë e trishtuar, ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe ju ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë.

„Nuk ka lamtumirë për ne. Kudo që të jesh, do të jesh gjithmonë në zemrën time.“ (Mahatma Gandhi) 


Tragjedia e madhe që ka ndodhur në familjen tënde është një dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Zemra ime është me ty dhe familjen tënde në këto çaste të vështira.

Lajmi për pikëllimin tuaj na tronditi vërtet. Me dhembje të madhe dërgojmë ngushëllime të përzemërta.


Vdekja nuk e merr plotësisht të dashurin tonë, kujtimi i tij mbetet gjithmonë ai që na jep guxim për të vazhduar. Forcë.

Në këtë rrethanë të dhimbshme çdo fjalë tingëllon e tepërt. Thjesht duam t'ju themi se jemi pranë jush.

Unë ndihem pranë teje në këtë moment dhimbjeje. Ngushëllimet më të thella ty dhe familjes për këtë humbje të madhe.


Nga italishtja Lis Bukuroca

Keine Kommentare: