Ou çfarë po bën këtu?
Përshëndetje, ja po bëj një shëtitej…
Gjithmonë je në lëvizje, heh…
Eh, ti dukesh mirë…I lumi ti, elegant…
Çfarë domethënë kjo? Njeriu punon, investon, kurse ti gjithmonë sorollatesh poshtë e lartë…
Eh, çfarë të bëj. Kështu kur nuk gjen njeriu punë! Çfarë duhet të bëjë të lutem?!
Më fal, unë të thash shko e flit me mikun tim…
Eh…
Unë të dua, unë dëshiroj që ti të punosh, por ti nuk e ke pranuar vendin e punës… Çfarë pune po dëshiron ti të lutem?
Unë e dua një punë ku para së gjithash…
Po…
Shefi nuk duhet të më caktojë orën se kur unë duhet t’ia nis punës…
Po…
Një shef, i cili shpesh dhe me plot dëshirë më merr me vete nëpër darka dhe dreka. Pastaj nëse punojë jashtë orarit, një shef i cili më shoqëron me makinën e vet deri në shtëpi…
Hahaha…
Ose, nëse punoj deri vonë natën, atëherë të mbetem për të fjetur në shtëpinë e tij…
Aha…
Ja, një vend i punës si ai më pëlqen mua, nëse jo…
Më fal të lutem! Më ndihmo të të kuptoj!?
Po…
Ti e dëshiron një vend pune…
Po…
Ti e dëshiron një vend pune ku ti vendos se kur ia nis punës dhe kur e mbaron?
Po de!
Dhe shefi yt duhet të të marrë me vete nëpër darka e dreka?!
Po, po, natyrisht...
Dhe kur e tejkalon orarin e punës…?
Duhet të më dërgojë ai me makinën e vet në shtëpi dhe nëse bëhet shumë vonë, të mbetem për të fjetur në shtëpinë e tij! Kuptove tani?!
Në shtëpinë e tij?!
Po de!!!
Aha, e sipas teje ekziston një vend i punës si ky?
Si more nuk ekziston?!
Ah, harroje të lutem!!!
E si jo i dashur, bashkëshortja ime e ka gjetur një vend të punës mu si ai që e përshkrova unë…
Ohhhh!!!!
Bashkëshortja ime e ka gjetur një vend të punës si ky, i nderuar…
Nga italishtja Lis Bukuroca
Mudù - Le Brevissime 380
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen