28.02.2022

Unë e nxjerr jashtë dhe e pshurri

unë e pshurri arsyen tënde
botëkuptimin tënd

interesin

armatën tënde

dhe hekurin e palirisë


unë jam jeta

dhe gjallëria

që do e ndryshk këtë teneqe me çishën time

unë jam jeta,

ti je vdekja

dhe arkivoli

arkivoli je ti


ti je nëndheu

unë jam mbidheu 

unë jam krijesa hyjnore

ti je krijesa djallëzore


unë nuk e pshurri fytyrën tënde

as grahmën tënde 

sepse do e poshtëroja shurrën time

sepse liria ime është njerëzia

varsjet tua kafshëria


unë e pshurri ekzistencën tënde

dhe epitafin tënd

sepse unë jam jeta

dhe gjallëria

ti je djalli vetë dhe barbaria

Keine Kommentare: