“Dy ujqër banojnë në gjoksin tim. Njëri është ujku i errësirës, frikës, mosbesimit dhe smirës. Tjetri është ujku i dritës, i dashurisë, i epshit dhe i gëzimit të jetës.”
Aty nipi pyet: “Dhe cili ujk do të fitojë gjysh?”
Indiani plak përgjigjet:
“Ai të cilin e ushqej unë”.
Një ditë një nxënës erdhi te një murg budist:
"Mësues," tha ai me një zë të dëshpëruar, „jetën po e ndiej si një peshë të rëndë mbi supet e mia. Po më shtrydh teposhtë dhe druaj se do të rrëzohem nga kjo barrë e e rëndë!“
"Jeta është e lehtë si një pupël.“, u përgjigj mësuesi me një buzëqeshje plot mirëkuptim:
"Mësues, me gjithë respektin që ndiej, por këtu, këtë herë e ke gabim. Sepse unë e ndiej jetën time si barrë të rëndë prej një mijë kilogramësh mbi veten. Më thuaj të lutem, çfarë mund të bëj?"
„Ne jemi vetë ata, që hedhim barra mbi supet tona," u përgjigj mësuesi, duke u buzëqeshur me butësi.
„Vetëm kjo „POR“ peshon njëmijë kilogram.“
E morali nga këto rrëfenja?
Tek e para plaku tregon se ne vendosim në jetë se a do të jemi të mirë apo të ligë!
E dyta, budiste, na mëson se ne mund të marrim vendime se çfarë peshe duhet të ndiejmë dhe sa të lehtë apo sa të rëndë ia bëjmë vetes jetën.
Ja çfarë thotë Buda: “Nëse problemi mund të zgjidhet, pse të brengosesh? Nëse problemi nuk mund të zgjidhet, pse të shqetësohesh!? Pra edhe këtu ti vendos a do të jetosh i lumtur, apo i dëshpëruar!
Në ilustrim latinisht: Carpe diem (karpe diem): shfrytëzoje, përdore ditën, shijoje ditën...
Kuptimi i jetës te amazon
Kuptimi jetës te lulu
Kuptimi i jetës te goodreads
Kuptimi i jetës te barnes and nobel
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen