Kur vritet njeriu në emër të zotit, dëshmohet mosekzistenca e zotit!
As njeriut nuk i nevojitet ndihma e buburrecit! As zotit të gjithëfuqishëm, nuk i duhet ndihma e njeriut të pakfuqishëm.
Të thuhet se zoti duhet të mbrohet nga njeriu, është ofendim i inteligjencës dhe fuqisë së zotit!
Ai që mendon se zotin mund ta mbrojë njeriu, ai nuk beson në fuqinë e zotit.
Zoti nuk angazhon njeriun për të vrarë!
Me vrasjen e njeriut gjoja për të mbrojtur zotin, dëshmohet zhbërja e zotit edhe si iluzion, edhe si halucinacion, edhe si ide!
Kleri monoteist ka shpallur zotin analfabet: të pafuqishëm, fillimisht me emrin Jehova (izraelit), pastaj hyji (kristian), pastaj allah (islam), pastaj edhe zot ortodoks, protestant, shiit, e të tjerë…
Zoti nuk ka sajuar religjione, nuk ka shkruar kurrë dogma!
Zoti nuk është shkrimtar! Religjioni është sajuar, meqë i është dashur njeriut për ta manipuluar dhe sunduar njeriun, për ta shfrytëzuar atë!
Klerikët paguhen pse besojnë zotin.
Populli i paguan ata për indoktrinim.
Disa klerikë nuk dhurojnë! Ata vetëm përvetësojnë.
Disa, ndoshta shumica, nuk bëjnë vepra të mira!
Disa prej tyre mbjellin urrejtjen dhe korrin kufoma!
Disa ndalojnë martesat me dashuri në mes pjesëtarëve të ndryshëm fetarë!
Disa e ndalojnë leximin e “librit” tjetër fetar.
Disa izolojnë popujt dhe përgatisin luftën në mes tyre.
Monoteizmi do të vazhdojë me përçarjen derisa t'i lejohet predikimi i urrejtjes në mes të njerëzve dhe religjioneve tjera!
Vetëm humanizmi garanton paqen, kurrë monoteizmi!
Humanizmi e bën paqen duke mos ndarë njerëzit në raca, në bindje fetare dhe duke mos diskriminuar në baza gjinore...
Nëse beson humanizmin, kultivon paqen në mes popujve dhe kulturave!
Paqen në familje dhe mungesën e zellit për të diskriminuar bijat dhe gratë!
Paqen që kemi sot, është rezultat i humanizmit.
Sikur të kishte pushtet monoteizmi, do të kishim luftën globale deri në zhduke!
Kjo tregon se asnjë religjion nuk është sajim i ndonjë zoti, por vetëm sajesë e njeriut, i dominuar nga lakmia për sundim e pasurim!
Shkruar më 04.07.2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen