25.06.2022

Dashuria nuk njeh datë

“Mami, në shkollë na thanë se 14 shkurti është dita e Shën Valentinit. Kjo është dita e dashurisë, apo jo?”, pyet vajza e vogël nënën sapo kthehet nga shkolla.

"Po e dashur, ashtu është. Por e di çfarë besoj unë? Unë besoj se çdo ditë është ditë dashurie.” Ajo përkulet pranë bijës me buzëqeshje dhe shton:

“Sidoqoftë, unë të dua çdo ditë. Kjo është shumë më mirë sesa ta duam njëri-tjetrin vetëm një ditë në vit, apo jo? Madje dashuria as nuk e di se a është sot 14 shkurti apo ndonjë ditë tjetër. Kjo është arsyeja pse çdo ditë është një ditë dashurie nëse ti e bën atë ditë të tillë”.


Pak më vonë babai kthehet në shtëpi dhe i tërbuar përplas derën pas vetes duke folur keq për punën e tij.  


Vajza i del para dhe pyet: “Babi, pse po shan kështu? Mami tha se sot është dita e dashurisë. Në këtë ditë nuk duhet sharë apo jo!"

Babai përgjigjet i mërrolur “Sot nuk është Dita e Shën Valentinit. Dita e Dashurisë është 14 Shkurti!”


„Mirëpo mami më tha se çdo ditë është një ditë dashurie."

“Oh, çfarë marrëzie! …“, tha i ati.

Papritur vogëlushja vrapoi drejt  babait dhe e përqafoi duke e shtrënguar.

I ati e merr në krahë. 

"Dhe tani, babi?“, i pëshpërit ajo në vesh.

Një buzëqeshje shfaqet në fytyrën e babait. Ai e puth bijën e vet në ballë dhe i pëshpërit në vesh: “Ke të drejtë vogëlushe. Çdo ditë është një ditë dashurie nëse e bëjmë ne të tillë.”


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Pra ne vendosim se a është çdo ditë ditë dashurie, apo vetëm herë pas here!


Kuptimi i jetës  te amazon

Kuptimi  jetës te lulu 


Kumtimi i jetës te thalia de 

Kuptimi i jetës te goodreads


Kuptimi i jetës te barnes and nobel

Kuptimi i jetës tek books google

Kumtimi i jetës te  bookdepository


Keine Kommentare: