Kur ai thotë në një konflikt eventualë me Kosovën do të dalë fitimtar, me aatë mendim krekosës, nuk i drejtohet Kosovës, por i drejtohet NATO-s.
Pse?
Sepse ai e di shumë mirë se sulmi kundër Kosovës, është sulm kundër Perëndimit: kundër vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Mirëpo pse ai ka këtë guxim, ku e merr atë dhe pse ndihet aq i sigurt në vetvete kur thotë se Serbia sot nuk është ajo e djeshmja dhe se kjo e sotshmja, do të ngadhënjente mbi Perëndimin?
Vuçiqi si edhe gati krejt elita politike serbe, që sot nuk ka asnjë dallim nga nacionalromantizmi ekstrem serb i shekullit XIX dhe XX, nuk pushojnë me kërcënime, me ofendime dhe me diskursin përbuzës. Racizmi i shumë portaleve serbe është i tmerrshëm, thua se nuk jetojnë në Europë. Thua se nuk ka ligje që e ndalojnë atë.
Por pse Vuçiqi është i sigurt në fitore? Sepse ai është i bindur se këtë herë do ta ketë në anën e vet edhe Rusinë. Pikë. Këtu qëndron shpresa e tij, e cila i jep guxim të kërcënojnë NATO-n dhe Perëndimin në përgjithësi.
Meqenëse Perëndimi nuk e përfundoi nismën, nuk e denazifikoi Serbinë (siç i kishte kërkua Biden dhe dy senatorë tjerë Clinton-it i në vitin 99) dhe lejoi vazhdimin dhe përforcimin e fashizmit serb, atëherë duhet të kuptojë se kjo elitë, nuk do të firmosë kurrë një marrëveshje, nëse nuk i sheh bombat mbi krye.
Meqenëse kjo tani vështirë të imagjinohet, atëherë Serbisë duhet t’i vihen sanksione mu edhe si diktatorit tjetër në Rusi. Me tërheqjen e të gjithë investitorëve nga jashtë, Serbia mbushet me mend, ose shtrihet përtokë! Zgjidhje tjetër me nxënësit e Millosheviqit nuk mund të ketë.
Perëndimi duhet të kuptojë se me Gebelsin si pasardhës të Hitlerit nuk do t’ishte kthyer kurrë paqja në botë. As me Vuçiqin dhe bandën e tij në Ballkan jo.
Ja çfarë i thotë portalit serb „Danas“ karikaturisti Dushan Petriçiq (Dušan Petričić.)
“Mbani mend njëherë e përgjithmonë – nuk janë kroatët armiqtë tuaj, nuk janë shqiptarët armiqtë tuaj, nuk janë malazezët armiqtë tuaj, as Bashkimi Europian, as Amerika! Armiku i vetëm, më seriozi dhe më gjakatari që keni quhet Aleksandër Vuçiq.
Sheshelët e ndryshëm, Vulinët, Brnabiqët, Orliqët, Gjukanoviqët, Vuçiqeviqët... e shpërfytyruan të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Serbisë dhe kërcënuan mbijetesën e familjeve dhe të pasardhësve tuaj. Ngrihuni për një çast, vini gishtin në ballë dhe përpiquni të kuptoni këtë fakt të thjeshtë. Dhe nëse, për ndonjë mrekulli, e kuptoni atë, merrni gjërat në duart tuaja dhe eliminoni këtë të lig përfundimisht dhe përgjithmonë. Vetëm kështu Serbia ka një shans për të mbijetuar dhe për të dalë nga ky tunel i thellë dhe i errët !“- përfundon Dushan Petriçiq.
2.
Dy grupe kundër Kosovës, një kundër Qeverisë
Grupi i parë janë oligarkët, që angazhohen me mish e shpirt për rrëzimin e Qeverisë nga frika e sekuestrimit të pasurisë së cilës nuk i dihet prejardhja.
Ata çdo ditë bërtasin si ajo dhelpra me bishtin e ndezur:
"Vraponi me kova, se i doli flaka katunit!
Grupi i dytë janë udbashët, që me dekada janë në shërbim të Serbisë.
Ata nuk i ka zhdukur ndonjë epidemi!
Janë aty dhe punojnë dhe punuan aq mirë për Serbinë,
sa sot ata që ndihmuan çlirimin, nuk i heqin vizat!
Grupi i tretë janë opozitarët,
të cilëve mezi u ndihet zëri dhe argumentet nga piskamat,
nga zhurma shurdhuese dhe e orkestruar e dy grupeve të parë.
Rrëzimi i Qeverisë në demokraci është çështje normale,
por jo kur bëhet sipas dëshirës
dhe pritshmërisë së armikut!
3.
Vuçiqi përkujton viktima nga operacioni "Oluja" në Kroaci gjatë së cilës thuhet se janë vrarë më shumë se 1700 serbë dhe qenkan "dëbuar" diku 250.000 serbë...
Kur Serbia të kërkojë ndjesë për dhunimin e grave, kur të përkujtojë vrasjet që i ka shkaktuar në Slloveni (70), vrasjet (20.000) dhe dëbimet, që i ka shkaktuar në Kroaci, vrasjet (100.000) dhe dëbimet, që i ka shkaktuar në Bosnje, vrasjet (13.500)
dhe dëbimet, që i ka shkatuar në Kosovë, madje të pendohet edhe për sekuestrimin e mbetjeve mortore, kur të përkujtojë të vrarët dhe dëbuarit në Luginë, atëherë do të ketë të drejtë morale të përkujtojë 'viktimat' e veta!
Viktima që nuk janë shkaktuar nëpër Serbi, por nëpër Kroaci, Bosnje, Kosovë e Luginë...
Deri kur nuk pendohet për 140.000 viktima dhe për 4.000.000 njerëz të dëbuar dhe zhvendosur gjatë fashizmit serb në ish Jugosllavi, deri atëherë do të mbetet shtet fashist dhe fat i lig i atyre që e kanë pasur fatin ta kenë fqinje!
Po pse kjo Serbi nuk pendohet? Sepse kjo Serbi sot, si edhe ajo dje, janë të bindura se shteti serb ka të drejtë të vrasë dhe masakrojë më të dobëtit!
Sipas bandës kriminele serbe, të jesh serb, është vlerë, nëse nuk je, je i mirë për likuidim!
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
- Kuptimi i jetës
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen