21.10.2022

Gratë kanë të drejtë të rebelohen...Michel de Montaigne 1533 - 1592

“Gratë kanë të drejtë të rebelohen kundër ligjeve, sepse ne i bëmë pa to.
“Fitorja nuk është e tillë nëse nuk i jep fund luftës”.

"Nuk ka asnjë bisedë më të mërzitshme sesa ajo ku të gjithë pajtohen."

„Kaloje çdo gjë nëpër sitë dhe mos beso asgjë pa e situr."

“Puna ime dhe arti im është të jetoj”.

“Asgjë fisnike nuk është arritur pa rrezik”.

“Mjekët janë njerëz me fat. Sukseset e tyre shkëlqejnë në diell… kurse gabimet e tyre varrosen”.

“Duke mos ditur se ku na pret vdekja, le ta presim atë kudo. Meditimi për vdekjen është meditimi për lirinë. Ai që ka mësuar të vdesë, ka çmësuar të shërbejë.“


“Nga çasti kur ke ke vendosur të grumbullosh një shumë të parave, ajo nuk është më e jotja, pasi që ti nuk mund ta shpenzosh.“

"Nga të gjitha kotësitë, kotësia më e madhe është njeriu."

“Duke folur për veten, njeriu gjithmonë humb diçka”.

"Jo çdo gjë që lëkundet bie.“


"Ka një dallim të madh mes një njeriu që nuk dëshiron të mëkatojë dhe atij që nuk di si."

"Të drejtosh një familje është pak më pak e vështirë sesa të drejtosh një mbretëri."

"Ti thua atë që duhet thënë, por nuk e thua si duhet ta thuash."

"Kush ka mësuar të vdesë, ka çmësuar të jetë skllav."

“Nuk duhet pasur turp për ta thënë atë që nuk na vjen turp për ta menduar.”


“Më duket më e lehtë të mbahet një parzmore gjithë jetën sesa virgjëria”.

"Jeta është një ëndërr: kur flemë, jemi zgjuar dhe kur jemi zgjuar, flemë."


"Miqësia e qenit është padyshim më e gjallë dhe konstante sesa ajo e njeriut." 

"Të flasësh është një gjë dhe të bësh është një tjetër."

"Çdo njeri më rinjeh në librat e mi dhe librat e mi në mua."

...

Michel Eyquem de Montaigne 1533 - 1592, juristi, politikani dhe filozof i moralit ishte njëri nga mendimtarët dhe poetët më të rëndësishëm të Rilindjes Franceze. Michel Eyquem de Montaigne e zhvilloi esenë si një gjini të pavarur letrare. Ai ishte një skeptik i vazhdueshëm kur bëhej fjalë për çështjet ideologjike dhe ky qëndrim pati një ndikim të madh  në periudhën e mëvonshme të iluminizmit...


Nga frengjishtja Lis Bukuroca 


Libra nga Lis Bukuroca:


Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare: