„Me një fëmijëri plot dashuri për gjysmën e jetës mund të durohet një botë e ftohtë.“ Jean Paul
„Puna nuk ikën gjersa i tregon fëmijës ylberin,
por ylberi nuk pret derisa të përfundosh punën tënde.“
Anonime
„Edukimi është shembull dhe dashuri, asgjë tjetër.“
Friedrich Froebel
„Duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë.“
Fjalë e urtë nigeriane
„Qëllimi i edukatës është t'i mundësojë fëmijës
të shkojë para pa mësues.“ Elbert Hubbard
„Bari nuk rritet më shpejt nëse e tërheqim.“
Urtësi indiane
„Kur njeriu edukon një çun,
edukon vetëm një individ.
Kur njeriu edukon një vajzë
ai edukon një familje të tërë të mëvonshme.“
Harold McIver
„Të edukosh një fëmijë sipas udhëzimeve të një libri është mirë,
por për çdo fëmijë duhet libër tjetër.“
Anonime
„Fëmijët janë si librat, ne mund të shkruajmë në ta dhe të lexojmë në ta.“
Peter Rosegger
„Gjersa fëmijët të jenë të vegjël, jepini rrënjë të thella,
kur të rriten, jepini flatra.“ Proverb indian
„Ne nuk e kemi trashëguar këtë tokë nga etërit tanë,
por e kemi huazuar nga fëmijët tanë.“
Anonime
„Nëse duam të arrijmë paqen e vërtetë në botë,
duhet të fillojmë me fëmijët.“ Mahatma Gandhi
„Fëmijët që nuk i duan, bëhen të rritur që nuk duan.“
Pearl S Buck
„Lëre fëmijën të shkojë nëse nuk dëshiron ta humbësh.“
Malcolm Forbes
„Një fëmijë nuk i ven në dyshim gabimet e të rriturve, ai i duron ata.“
Dan George, Salish
„Fëmijët kanë nevojë për dashuri - veçanërisht kur nuk e meritojnë atë.“
Henri David Thoreau
„Çdo fëmijë duhet të bëjë përvojën e vet se njerëzit e duan
ashtu siç është dhe jo pse përpiqet të jetë dikush tjetër.“
Mary Leitka, Hoh
Libri
- Kuptimi i jetës, sekretet e lumutrisë dhe suksesit, mund të porositet tek amazon,
- libreriauniversitaria.it,
- lulu.com, barnesandnoble.com, bokus.com,
- thalia.de, bookdepository.com, orellfuessli.ch,
- goodreads.com, ebook.de, abeBooks.de etj.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen