10.03.2023

Femër e mashkull

1. “Femër”, “mashkull” redukton njeriun në gjini, kurse "grua”, “vajzë”, “djalë”, burrë" në njeri pikësëpari dhe nuk ka nevojë të nënvizohet gjinia, vetëkuptohet. Femër e mashkull ka edhe te kafshët. 

Nuk martohet njeriu me një femër, por me një vajzë,  me një grua, apo me një plakë. 

Femra janë edhe plakat, ndërsa gratë dhe vajzat përkufizojnë njeriun femëror, për nga seksi, gjinia. 


Femra nuk janë quajtur gratë te ne. Ky duket një term mode për t'i përbuzur ato. 

Është quajtur edhe më herët "Oda e burrave" dhe "Oda e grave", "Valle e burrave", Valle e grave" jo “Oda e meshkujve” dhe “Oda e femrave”, jo “Valle e femrave dhe “Valle e meshkujve!” 


"Femina" në italishte dhe "Weib" gjermanisht përdoret për të përbuzur gratë. Ashtu tingëllon edhe në shqip, e pastaj, sot nuk kemi vetëm dy gjini, por: 

femërore,A

mashkullore

dhe diverse.

"Diverse" sepse te disa nga lindja organet gjenitale nuk tregojnë gjininë e saktë! Femra ka edhe te kafshët. Femra e çakallit, mashkulli i çakallit. Femra bilbil, bilbil mashkull etj. Nga fjalori: "Femra e mbërtheckës. Femra e karrocës. Femër e mashkull. 5. përd. mb. I gjinisë femërore, femëror. Kafshë femër. Viç femër. Peshk femër. Lule femër. Majmuni femër. Kafshë femër. Peshk femër. Lule femër. Femra e çakallit. Kopsë femër. "

E njëjta vlen edhe për fjalën ‘mashkull’
Disa shembuj: Viçi mashkull. Majmuni mashkull. Kafsha mashkull. Peshk mashkull. Bilbili mashkull.
Mashkulli i breshkës. Mashkulli i qepës. Mashkulli i misrit. Mashkulli i qerres (i karrocës) shtizë. Kopsë mashkull. Çelës mashkull, etj. etj.
Pra nëse themi femrat dhe meshkujt, nuk e kemi fjalën domosdoshmërisht për njerëzit, por edhe për kafshët, bimët, insektet apo gjësendet.

Një shembull:
“Ujkonjat nuk mund të jetojnë së bashku me meshkujt” Me cilët meshkuj? Me meshkujt e çakallit!
Bilbili femër këndon bukur. Majmuni mashkull po ha banane, ajo femër po e vështron e dëshpëruar.

Jo femra, por gra, jo meshkuj, por burra, sepse flasim për njerëz!


2.

Derisa të mos pushojë nënshtrimi i grave (gati 60% rrihen nga burrat) do të jemi komb i palumtur, me burra infantil të llastuar (halitun), që presin nga gruaja si bebet gjiun nga nëna! 


(Atij duhet t’i jepet edhe gota me ujë si foshnjes shishja me qumsht).


Ky lloj i burrave traumatizon familjen dhe prish fëmijët! Kjo specie e burrave jeton në epokën digjitale me sjellje mesjetare! Këta vetëm trupin e kanë të kësaj epoke! Softwarein (mendjen) e kanë të kohës së injorancës absolute! Mjera ata fëmijë që jetojnë me një prind të një epoke të huaj.

...

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Mund të porositen edhe tek:
libreriauniversitaria.it, lulu.com, walmart. com, barnesandnoble.com, bokus.com, thalia.de, bookdepository.com, orellfuessli.ch, goodreads.com, ebook.de, abeBooks.de etj.
Zakonisht amazon e ka çmimin më të lirë…

Keine Kommentare: