“Unë mendoj se politika është vegël e djallit. Që të jetë e qartë: unë mendoj se politika vret dhe nuk sjell asgjë të gjallë. Politika është e korruptuar, këtë e dinë të gjithë.” Bob Dylan
“Politika është arti i së mundshmes.” Otto von Bismarck
“Qeveria më e mirë është ajo që dëshiron t'i bëjë njerëzit të lumtur dhe e di si ta bëjë atë.” T.B. Maculay
“Demokracia është qeverisje e popullit, nga populli, për popullin.” Abraham Lincoln
“Problemi është se nëntëdhjetë përqind e politikanëve prishin emrin e mirë të krejt dhjetë përqindëshit tjetër.” Henri Kisinger
“Ligjet heshtin në kohë lufte.” Lucio Anneo Seneca
“Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk do të mund kurrë të ekzistojë një qeveri, ku oportunistët dhe budallenjtë nuk do të jenë shumicë.” John Dryden
“Ne nuk kemi nevojë për kush e di çfarë gjërash të mëdha apo për kush e di se çfarë njerëz të mëdhenj. Ne kemi nevojë vetëm për më shumë njerëz të ndershëm.” Benedetto Croce
“Mënyra më e mirë për të qenë i suksesshëm në politikë është të gjesh një turmë që po shkon diku dhe t'i vihesh në krye.” Arthur Bloch, Rregulli i Brown Mbi Pushtetin, Ligji i Murphy-it
“Partitë e sotme janë mbi të gjitha makineri pushteti dhe klientësh.” Enriko Berlinguer
“Njerëzit në politikë përgjithësisht ndahen në dy kategori: utopistët me kokën në vranësira dhe realistët me këmbët në baltë.” George Orwell
“Nëntë nga dhjetë aktivitete të një qeverie moderne janë të dëmshme; prandaj sa më keq të kryhen, aq më mirë.” Bertrand Russell
“Burokracia është ndër strukturat sociale më të vështira për t'u shkatërruar.” Max Weber
“Politika e gjërave: bëje atë që duhet, ndodhtë ajo që duhet të ndodhë.” Peter Nenni
“Dikur përrallat fillonin me “Na ishte njëherë..". Sot e dimë se të gjitha fillojnë me "Nëse zgjidhem..." Carlyn Warner
“Jetojmë në një shoqëri ku asnjë ligj nuk ndalon të fitohen para duke përhapur injorancë ose, në disa raste, budallallëkun.” Tom Hanks
“Politika është arti për t'u bërë të tjerëve atë që nuk do të dëshironit t'ju bënin juve.” Emile Bergerat
“Politika është arti delikat i marrjes së votave nga të varfrit dhe financimi nga të pasurit, duke u premtuar se do të mbrohen njëri nga tjetri.” Arthur Bloch
“Atyre që duan të dinë nëse jam nga qendra e djathtë apo nga qendra e majtë, u përgjigjem se jam nga qendra historike.” Luciano De Crescenzo
“Besim? Zotërinj, ju duket se paskeni harruar se karriera jonë e zgjedhur është politika.” Thaddeus Stevens
“Politika ka për detyrë të japë një shembull të mirë.” Richard Fraccaro
“Situata politike në Itali është e rëndë, por jo serioze.” Ennio Flaiano
“Kur isha i ri më pëlqente matematika. Kur matematika m'u bë shumë e vështirë, unë ia nisa filozofisë dhe kur filozofia u bë shumë e vështirë, kalova në politikë.” Bertrand Russell
“Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti për brezat e ardhshëm.” James Freeman Clarke
“Popujt nuk duhet të kenë frikë nga qeveritë e tyre, por janë qeveritë ato që duhet të kenë frikë nga popujt e tyre.” Thomas Jefferson
“Politika ndoshta është i vetmi profesion për të cilin nuk konsiderohet e nevojshme asnjë përgatitje profesionale.” Robert Louis Stevens
Nga italishtja Lis Bukuroca
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen