Trishtim të kthehet njeriu në shtëpi!
Ndoshta askush nuk do t'ishte kthyer.
"Edhe nëse më vritini, unë nuk shkoj!", do të kishte thënë burri apo gruaja.
Ata idiotë eventualë, që do ta përfundonin jetën së bashku, do t'ishin shpallur nga qeveria heronj të punës social-iste!
Nga frika e madhe, sigurisht njerëzit do t'ishin martuar me 400 apo me 500 vjet, ose fare, edhe pse moshën madhore do ta kishin arritur me 180 vjet.
Shkolla fillore do të kishte zgjatur 40 vite,
300 - 400 vite punë deri në pension dhe, merre me mend,
Skënderbeu sot do t'i kishte pasur vetëm 618 vjet,
shumë i ri -
disa dekada para pensionit-
dhe,
do të kishte komentuar statuset e Lekë Dukagjinit në facebook.
Me Erdoganin nuk do të kishte shkëmbyer mendime, sepse do ta kishte konsideruar shumë të vogël. Axhami.
Rama, Haradinaj, Albini, Saliu etj. do t'ishin trajtuar ende si të mitur, si pionierë: pa të drejtë për të ushtruar detyra me përgjegjësi të madhe…
Sipas biblës shtatë veta jetuan më shumë se 900 vite:
Adami 930,
Seti djali i tij 912,
Enoh 905,
Kenan 910,
Jaredi 962,
Methusaleh 969
dhe Noah 950
Metusalehut në moshën 187 vjeçare i kishte lindur djali Lamek. Pas tij kishte jetuar ai edhe 782 vite ("...dhe kishte pasur edhe shumë vajza e djem tjerë").
Metusalehu jetoi 969 vite dhe ishte njeriu që kishte jetuar më së shumti. Sikur të ishte sot gjallë stërbaci Metusaleh dhe të kishte lexuar këtë shkrim, ai do të thoshte se është lindur në vitin 1054 dhe sigurisht do të kishte raportuar për injorancën totale, si pandemi, nga viti i lindjes së tij, deri te iluminizmi…
Ndoshta do të kishte kërkuar ndjesë pse religjioni kishte imponuar besimin dhe e kishte ndaluar të menduarit: filozofinë, poezinë, teatrin, edhe lojërat olimpike, shkurt arsimimin e njeriut. Sigurisht do ta kishte ndaluar edhe diskriminimin e grave, dhe të njeriut në përgjithësi...
Ata kishin jetuar shtatëqind e më shumë vite, kur askush nuk dinte të numërojë deri në shtatë!!!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen