1
Qirinjtë e ndezur në Prishtinë flasin për një qëndrim human. Vrasja e fëmijëve është një akt i tmerrshëm, që nuk mund kurrë të përligjet dhe nuk mund kurrë të mbështetet.
Keqardhja e shprehur për tragjeditë e shkaktuara në Serbi, nuk është kërkesë për të harruar vrasjet, të cilat i ka shkaktuar te ne shteti serb. Përkundrazi! Ajo është apel ndërgjegjen së tyre. Keqardhja është thjesht një shprehje e humanizmit ndaj viktimave dhe familjeve të tyre: është shprehje e vlerave njerëzore, jo e faljes. Është diferencë cilësore, sipërore.2
Shteti serb tash e 30 vjet mbron dhe përligj në të gjitha mënyrat e mundshme vrasjen e diku 200.000 vetave në ish Jugosllavi, dëbimin e miliona vetave, dhunimin e dhjetëra mijëra grave, vrasjen e mbi 1.000 fëmijëve në Kosovë, e mbi 1.000 fëmijëve në Kroaci dhe vrasjen e mbi 3.000 fëmijëve në Bosnje!
Asnjë dite zie! Asnjë keqardhje për ato familje të shkatërruara dhe të traumatizuar, edhe atë, të vrarë, jo nga fëmijët, por nga të rriturit serb, jo vetëm nga të rriturit, por nga shteti serb!
Asnjë ditë zie, thjeshte asnjë, përkundrazi vrasësit e atyre fëmijëve shpërblehen me poste duke iu siguruar edhe imunitet i përjetshëm.
Kjo ishte Serbia dje. Kjo është Serbia edhe sot. Nuk ka asnjë ndryshim. Shtetin e pati në duar krimineli Millosheviq, tani e kanë në duar kriminelët e tij të organizuar. Vuçiqi ishte ministër i tmerrshëm i Millosheviqit. Daçiqi ishte zëdhënës i partisë së Millosheviqit, kurse Vulin ishte zëdhënës i së Majtës Jugosllave, partia e bashkëshortes së Millosheviqit.
Të besohet se me ministrin e Millosheviqit mund të arrihet një marrëveshje paqësore, është e njëjtë si kur besohet se paqja do të kishte qenë e mundur edhe me ministrat e Hitlerit.
Vuçiqi është Millosheviqi i ri, por më i rrezikshëm se ai, sepse ky e ka mbështetjen e Rusisë, të Putinit.
Ato vrasje që ndodhën janë krejtësisht normale për një vend ku Qeveria pas çdo mosmarrëveshje me Kosovën, mobilizon armatën dhe kërcënon me vrasje të reja, me masakra të reja. Krekosjet e tilla ndikojnë në shumë mënyra edhe në shoqëri dhe emocionet e njerëzve. Gati pesë dekada shteti serb edukon popullin me urrejtje dhe e përgatit për luftëra, tok me kishën serbe.
Fatkeqësisht në një ambient të atillë toksik, ku vrasja dhe masakrimi i fqinjëve përjetohet dhe shpjegohet si heroizëm, motivon dhe nxit vrasje edhe brenda, sepse shqiptarët, boshnjaket e kroatët nuk mund më të vriten si lepujt dhe tani ai ndërsim nga Vuciqi, Daciqi, e Vulin, kthehet kundër vetvetes, sepse armiku i imagjinuar është li paarritshëm! Dhe, meqenëse është ashtu, Shërbimi Sekret Serb nuk mund më të akuzojë shqiptarët, siç e bënte në Jugosllavi, kur fëmijët serb i vriste UDBA, por në gjykatë nxirreshin duarlidhur shqiptarët!
3
Tradhtarët nuk do të pranojnë publikisht se kanë punuar në favor të Serbisë, por ata ndriçohen vetëm me veprat e veta. As nuk është normale të pritet një pranim publik i fajit dhe shërbimit. Nëse disa vepra kanë ndihmuar Serbinë, atëherë nuk ka asnjë arsye të besohet se ata kishin qenë kryeministra me aftësi të kufizuara dhe nuk kishin kuptuar se kur po nënshkruanin, nuk po e dinin, nuk po e kuptonin se po e ndihmonin Serbinë.
Për të besuar se ato akte nuk ishin tradhti, ata kryeministra duhet të dëshmojnë se kanë certifikata idioti nga psikiatri. Thaçi mund të mendohet se e ka qerasur Serbinë për t’i ikur burgut, por Mustafa ka firmosur Asociacionin ku 23 shkelej Kushtetuat dhe ka autorizuar ekipin për status të Asociacionit. Këtë e paska bërë edhe Hoti. Nëse këto dy aktet e fundit, apo së paku ai i Mustafës, nuk është tradhti, atëherë tradhtia nuk ekziston si fakt, por vetëm si sarkazëm i hidhur…
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen