Disa debate në televizion i ngjajnë grindjeve të rrugaçëve në një pijetore. Aty shfaqet mungesa elementare e edukatës, e kulturës gjuhësore, mospërfillja e debatuesit tjetër, mosndjekja, përdorimi i celularëve gjatë debatit, sharjet, piskamat dhe plot paragjykime. Ata nuk bëjnë debat, por ushtrojnë dhunë verbale publikisht.
Kur shikohen, njeriu pyet veten: cili është kontributi i këtyre të ftuarve? Përgjigja është asnjë, asgjë!
Ata thirren vetëm për të shprehur mendimet e tyre si fallxhorët. Për çdo gjë, për çdo fushë, për çdo ngjarje, për çdo dilemë politike, për dashurinë dhe për urrejtjen. Ata edhe pse pa vepra, ndihen universalë. Në fakt, disa prej të ftuarve, e kanë për detyrë të provokojnë me injorancën e tyre emblematike. Dhe, i shndërrojnë studiot në stalla, ku ndihen vetë mirë.
Njëri apo njëra prej tyre prezantohet si drejtor i një portali, gazete online që nuk ka asnjë gazetarë, por që buzëqesh kur i përmendet emri bashkangjitur me pozitën si drejtor, apo si kryeredaktor. Moderatori apo moderatorja falënderohet për pjesëmarrje të njeriut pa asnjë kontribut intelektual. Edhe pse nuk ka asnjë gazetar, portali shkruan se “materialet janë pronë e gazetës dhe ndalohet kopjimi.”
Atë e shkruan për materialet që i ka vjedhur vetë. Moderatori ose moderatorja nuk tregon sa ajo gazetë online nuk ka asnjë gazetarë, asnjë të punësuar, por vetëm një administrator, që e ka shpallur veten drejtor.
Në Gjermani, në debate ftohen ekspertë, profesorë fakulteti, intelektualë të njohur që kanë dhënë një kontribut të madh në fushën që debatohet. Te ne shfaqet një ose dy intelektualë dhe disa rrugaçë pa asnjë dije specifike për temën që flitet. Zero!
Pastaj, në vend se të përjashtohet dikush nga debati për mungesë edukate elementare, moderatori apo moderatorja gjoja i lutet të sillet më mirë, gjoja i lutet të respektojë kundërshtarin, por në fakt, e dëshiron dhe tërthorazi e nxit atë grindje rrugaçësh apo pijanecësh…
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen