Mediat në gjuhën serbe shkruajnë se Palmer dhe Grennell paguhen nga shteti serb dhe lobojnë për Serbinë, pse nuk paguan lobistë edhe Kosova?
…
Cilësimi si “naiv” i mendimit të sekretarit të shtetit amerikan është sharje. Pohimin se nuk “jeni votuar nga ambasadori”, është gjithashtu ofendues. Ato artikulime tejkalojnë kufijtë e komunikimit normal diplomatik dhe bien në kategorinë e ofendimeve të tërthorta, të dhunës verbale, të mikro-agresioneve.Nëse flitni në atë mënyrë agresive, nuk bëni asgjë tjetër pos se shprehni përbuzje e mosmirënjohje ndaj atyre që na kanë ndihmuar, ndaj atyre që na mbështesin dhe nga të cilët presim ndihmë. Ta quani mendimin e Vuçiqit naiv, është normale, por jo kur e quani të Blinken-it.
Nëse kërkoni ndjesë, ndoshta mund të mbeteni vertikalisht, nëse jo, do të detyroheni të zvarriteni. Si i stigmatizuar. Dhe, me atë zvarritje, do ta dëmtoni Kosovën. Paraardhësit tuaj ecnin barkas sepse vidhnin dhe e dëmtuan Kosovën në të gjitha fushat. Ata patën ofruar kurrizin për ta blerë licencën e vjedhjes dhe abuzimit.
Ju, me këtë formë të "guximit" ndaj Amerikës, do të përballeni me pasoja, në të njëjtën mënyrë si Mic Sokoli. Mici nuk e bëri topin të papërdorshëm, por vetveten. Si po synoni edhe ju.
Paraardhësit tuja e rehabilituan Vuçiqin, ju po e ndihmoni mbetjen e tij në pushtet, edhe pse pa dashje. Në luftë shkohet për të dëmtuar armikun, jo për ta ofruar vetveten. Kryeministri i duhet vendit për ta çuar atë para, jo për ta dëmtuar.
Ne nga diaspora ju mbështetëm jo për të luftuar Perëndimin, por për të forcuar miqësinë me ta dhe për të bërë vendin tonë sa më perëndimor.
Ajo shprehje e guximit, në kulturën fisnore mund të vlerësohet si trimëri: i këndohet guximit duke e ditur se pason dështimi dhe vdekjes duke e ditur se do të humbet jeta. Në qytetërimin modern, ajo vetëvrasje konsiderohet si çrregullim psikik, kurse sharja kuptohet si mllef, si dhunë, si përbuzje, si kërcënim, në rastin ideal, si qëndrim jodiplomatik, apo si rrëshqitje e një politikani amator. Blinken nuk ua ktheu në të njëjtën mënyrë sepse vjen nga një shkollë tjetër. Ky qëndrim flet për inteligjencë e tij të madhe emocionale dhe drejtpeshimin. Shpërfilla i shkakton dhembje njeriut me dinjitet.
Sidoqoftë, një njeri që përdor inteligjencën e vet për të luftuar vetveten, nuk mund ta ndihmojë askush. Juve nuk mund të ju ndalohet lufta kundër vetvetes, as vetëflijimi jo, por nuk do të ju lejohet ta dëmtoni edhe ju Kosovën.
Ju keni të drejtë, por e keni gabim: shumë gjëra janë të drejta në jetë, por për të gjithë nuk janë të lejueshme. Duhet zgjedhur edhe çastin. Shpesh ai është më i rëndësishëm sesa të pasurit të drejtë. Lepuri ka të drejtë të jetojë, luani ka të drejtë ta hajë për të mbijetuar. Në politikë nuk është ndryshe.
Meqenëse më të mirë se ju tani për tani nuk kemi, atëherë merreni telefonin dhe kërkoni ndjesë dy herë. Njeriu mund të gabojë, por ai që është trim dhe i urtë pendohet dhe lutet t’i falet shkarja.
Konsultimi me ata që garantojnë mbijetesën e shtetit nuk është nënshtrim, por obligim! Konsultohet edhe Gjermania…
Ps.: Kisha shpresë se pas targave nuk do të gaboni, tani nuk kam më shpresë se nuk do të bëni edhe gabimin e tretë. Amerika ju ndihmoftë!
Amin!
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen