28.07.2023

Urtësi budiste për frymëzim

Nuk kërkojnë vetëm budistët këshilla nga fjalët e urta budiste. Njerëz nga kultura të ndryshme vlerësojnë mendimet e Budës dhe frymëzohen prej tyre:

"Lumturia gjendet në ne, jo në gjësende.”

“Nuk ka rrugë që shpien te lumturia. Lumturi është rruga vetë.”

“Lumturi nuk është të kesh shumë. Lumturi është të japësh shumë.”

"Një fjalë e ëmbël shpesh freskon më shumë se uji dhe hija.”


"Jetoje në mënyrë të plotë çdo veprim, thua se është i fundit."

“Mos e refuzo atë që të jepet dhe as mos zgjat dorën drejt asaj që u jepet të tjerëve”.

“Mos qëndro në të kaluarën, mos ëndërro të ardhmen. Përqendrohu në çastin e tanishëm.”


“Lum njeriu që jeton në paqe me vetveten. Nuk ka lumturi më të madhe në botë.”

"Janë vetëm dy gabime që mund të bëhen në rrugën drejt së vërtetës: të mos shkohet deri në fund dhe kur njeriu nuk niset fare.”

"Farat e së kaluarës janë frytet e së ardhmes."

"Ti do të jesh nesër, çfarë mendon ti sot."

"Nuk ka asnjë dobi të jesh vetëm njeri i mirë, nëse nuk bën asgjë!"

"Problemi është se ti mendon se ke kohë.”


“Rruga nuk është në qiell. Rruga gjendet në zemër.”

"Gjithçka që jemi tani, është rezultat i mendimeve tona."

"Një moment mund të ndryshojë një ditë, një ditë mund të ndryshojë një jetë dhe një jetë mund të ndryshojë botën."

“Për të kuptuar të tashmen tënde, vështro veprimet tua të së kaluarës. Për të kuptuar të ardhmen tënde, vështro veprimet tua të tanishme.”


“Karma është ligji i shkakut dhe pasojës. Çfarëdo që bën, mirë apo keq, do të kthehet tek ti.”

"Mos i nënvlerësoni veprimet negative vetëm sepse janë të vogla, madje edhe pika të vogla uji mund të mbushin një enë të madhe."

"Veprimet tua janë si fara, dhe karma është kopshti që rritet prej tyre."

"Ashtu si ara që prishet nga bari i egër, ashtu edhe njeriu prishet nga lakmia”.

“Paqja vjen nga brenda. Mos e kërkoni jashtë”.


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca 


Kuptimi i jetës  te amazon *

Keine Kommentare: