- Kush bëhet qeni i dikujt, duhet të lehë si pas dëshirës së dikujt.
- Lagjja përbëhej nga një grumbull i njerëzve të padijshëm, ku edhe i arsimuar kishte frikë të jetojë sipas ideve të veta sepse nga tufa e padijshme, konsiderohej i prishur, prandaj ai vazhdonte të mbetej i paprishur për turmën, por i prishur për vetveten. Dhe, me jetën e humbur…
- Kur njeriu bëhet gomar, njerëzit e ngarkojnë pa e pyetur.
- Lirinë e të menduarit dhe të vepruarit, nuk duhet dorëzuar askujt: as njeriut, as zotit!
- Ti je origjinali i vetëm i vetvetes në këtë botë dhe ky origjinalitet zhduket ose ekzekutohet, nëse ti jeton, mendon e beson siç dëshiron dikush prej teje.
- Kush bëhet lopë, parapëlqen të milet nga bariu.
- Njeriu i mençur mëson nga gabimet e veta dhe të tjerëve, duduku i fsheh gabimet e veta nga njerëzit, por edhe nga vetvetja, prandaj gabon vazhdimisht.
- Ai bërtet sepse ka frikë. Ti nuk ulurin sepse ke guxim.
- Ai shan sepse është i dobët. Ti nuk i përgjigjesh në të njëjtën mënyrë sepse je i guximshëm.
- Jashtë mund të të admirojnë për suksesin, por shumë të afërm do të smirojnë ty.
- Nuk ka njerëz me trup të përsosur, dhe as nuk ka njeri me mendje të përsosur. Prandaj mos e masko veten, ji ajo, ai që je dhe duaje veten ashtu siç je. Mos u bëj pjesë e atyre që të urrejnë ty.
- Shiko veten me sytë e tu, jo me sytë e botës.
- Të varfrit vjedhim më rrallë se të pasurit, por ndëshkohen më shpesh se ata.
- Vjedhësi i varfër dënohet sepse futet në fushën e të pasurve dhe nuk vepron mjaftueshëm profesionalisht: ai shpesh lë gjurmë pas vete, sepse është hajn nga nevoja, jo nga profesioni.
- Prostitucionin nuk e mundësojnë gratë, por burrat që e financojnë.
Romani „Ngjyrat e dashurisë“ si libërl elektronik tek amazon
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen