13.09.2023

Adrian Jorgji, kulmi i imagjinatës dhe universit të fjalës


Adrian Jorgji është një shkrimtar me talent të rrallë dhe pasion të pakufishëm: është një bibliotekë e letërsisë mahnitëse dhe botës magjike të fjalëve. Nëpër kohë dhe hapësira, ai ka ndërtuar një legjendë që përbëjnë thesar të çmuar të letërsisë shqiptare.

Me serinë e tij epike "Unë jam Kronosi, Zoti i Kohës", Adrian Jorgji ka hedhur themelet e një udhëtimi letrar që shkon përtej kufijve të zakonshëm. Një seri prej 40 romanesh është një sfidë monumentale që ai e ka çuar deri në fund me përkushtim dhe pasion. Nuk është thjeshtë një numër, dyzetë, por një zinxhir romanesh për të rinj. Me Kronosin si udhëheqës të këtij udhëtimi në kohë, Adrian Jorgji merr lexuesin nëpër aventurat më të pazakonta, më pak të njohura ose asfare. Ai ka krijuar një ngrehinë të ngjarjeve dhe karaktereve që shtrihen nga e kaluara më e thellë, deri tek ardhmja më fantastike.


Adrian Jorgji ka krijuar një botë të re dhe ka arsyetuar për mrekulli prezencën në jetë dhe letërsi. Në fakt, ai e ka festuar jetën deri tani me 77 vepra! Kjo është mrekulli! Seria "Unë jam Kronosi, Zoti i Kohës" është një dhuratë e çmuar për lexuesit dhe një pasqyrë e talentit të pashembullt. Ai është një ndërtues i mrekullive të letërsisë, një zot i fjalëve që ka bërë letërsinë shqiptare të ngrihet mbi kohën dhe hapësirën. Adrian Jorgji ka shkruar 73 romane dhe 4 vepra me tregime e novela. Me serinë e 40 romaneve për të rinjtë, sigurisht do të duhej të ishte në librin e Ginist të rekordeve. Unë nuk njoh shkrimtar tjetër që ka shkruar një seri prej 40 romanesh...


*Shkrimi më lartë është vetëm i karakterit informativ, sepse për veprën e tij, çdo libër meriton vështrime në vete…Lis Bukuroca

...


PARATHËNIA NË ROMANIN E PARË TË SERISË


I dashur lexues!

Ja ku po nisim botimin e një serie të re prej  dyzet romanesh të autorit Adrian Jorgji të cilin ju tashmë e njihni prej romaneve të serisë DITË VERE. 

Në të vërtetë, e gjithë seria që po ju paraqitim mund të merret edhe si një roman i vetëm me titullin e përbashkët UNË JAM KRONOSI, ZOTI I KOHËS. Por meqë ky do ishte një roman tepër i gjatë, me mëse dhjetë mijë faqe, për lehtësi leximi, autori vendosi ta ndajë në dyzet romane, gjë e cila nuk e cenon përmbajtjen. 

Meqënëse ngjarjet vijnë njëra pas tjetrës dhe shpesh janë të renditura në kohë, e mira do ishte që romanet të lexoheshin sipas rendit që ka caktuar autori. Pra, duke filluar me romanin me numër 1 të cilin e kini në dorë dhe duke vazhduar me numrin 2, 3 e deri tek romani me numër 40. 

Personazhet janë po ata që kini takuar edhe në romanet e tjerë të këtij autori. Ngjarjet marrin nismë herë nga sheshi i tyre i lojërave Lëmi i xha Palit, herë nga Ara e xha Nisit e herë nga kështjella, siç e quan personazhi kryesor Pipkoja kaliven e tij në fund të kopshtit. 

Ngjarjet ndjekin njëra-tjetrën. Nga kapitulli në kapitull dhe nga romani në roman heronjtë shkojnë në vende të ndryshëm dhe në kohë të ndryshme, ku i presin aventura dhe bëma nga më të çuditshmet e më të pabesueshmet, shpesh herë me rrezik jete në të cilat ata me zgjuarsi e shkathtësi arrijnë t'ia dalin mbanë dhe të triumfojnë. 

Por le të mos ju humbim kohën dhe t'ju lëmë të lexoni romanin e parë të kësaj serie, duke ju uruar (dhe premtuar) shumë kënaqësi gjatë leximit.  Redaksia

                                                                                                                 

PARATHËNIA NË ROMANIN E DYTË TË SERISË


Të dashur lexues.

Ky është romani i dytë i vargut prej tridhjetë e katër romanesh me titullin e përbashkët UNË JAM KRONOSI, ZOTI I KOHËS.

Romanin e parë me titull “Vizitori i Çuditshëm” shpresojmë ta kini lexuar. Nëse jo, ja ku po ju tregojmë shkurtimisht përmbajtjen e tij:

Është verë e nxehtë. Kohë pushimesh shkollore. Lëmi i xha PalitLagjen Brazil është i mbushur plot me fëmijë. Disa luajnë, disa tregojnë përralla, disa ngjiten në mal, të tjerët zbresin në lumin Shadicë dhe hidhen kokëngulthi në ujin e ftohtë.


Në njërën prej këtyre ditëve në shtëpinë e teto Varvarës, një plake që jeton e vetmuar, vjen një vizitor i largët i cili me pamjen dhe sjelljen e tij të çuditshme zgjon dyshime. Cili mund të ishte ai? Ndonjë keqbërës që ka ardhur në qytetin e tyre të largët e të vogël për t'u fshehur? Apo edhe më keq, ndonjë vrasës?

Këto dyshime ka Pipkoja, njëri prej djemve i cili vendos ta përgjojë bashkë me shokët dhe po të jetë e nevojshme, të lajmërojnë policët e rreptë Refik dhe Tefik.

Por fatmirësisht Vizitori i Çuditshëm nuk është i tillë. Përkundrazi. Ai është njeri shumë i sëmurë i cili pat ardhur atje me këshillën e mjekëve për qetësi dhe klimë malore. Mbi të gjitha ai është shkencëtar. Këtë u tregon shokëve të vet Nixhoja i cili si fqinj i teto Varvarës, shkon përditë tek ai për t'i shpënë ujë të freskët nga Burimi i Sellcës. Ky zbulim i papritur u zgjon kureshtjen djemve, sidomos Pipkos i cili si gjest pendimi për dyshimet e kota që kish ngritur në fillim kundër atij njeriu të sëmurë, nis të afrohet dhe të miqësohet me të.

Ndërkaq çdo ditë e më tepër sëmundja e Vizitorit të Çuditshëm zë e rëndohet, deri sa një natë pëson një krizë të rëndë. Të nesërmen, ai i beson Pipkos të fshehtën e vet: i tregon për Kronosin, një aparat fare i vogël, gati sa një kuti shkrepësesh me të cilin brenda dy-tre çastesh mund të shkosh në të kaluarën apo në të ardhmen dhe të takosh cilin të duash.

Një ditë më vonë djemtë mësojnë se gjendja e Vizitorit të Çuditshëm ishte keqësuar aq shumë, saqë natën e kish marrë autoambulanca dhe e pat shpënë urgjent në një prej spitaleve të kryeqytetit. 

Me një arsye të trilluar Pipkoja dhe Nixhoja shkojnë në shtëpinë e teto Varvarës, hyjnë në dhomën ku kish banuar Vizitori i Çuditshëm dhe marrin fshehurazi Kronosin.

Këtu fillojnë aventurat e djemve të Lëmit të xha Palit të cilat vazhdojnë edhe në romanet e tjerë dhe doemos, edhe në këtë libër që kini në duar.  Redaksia


PUBLIKIME TË ADRIAN JORGJIT NË E-BOOK 

.

https://thanas-jorgji.blogspot.com/ 

.

LETËRSI PËR TË RRITUR 


1 – ERË MJALTI – roman 323 faqe

2 – E BUKURA E PANJOHUR – roman 414 faqe

3 – E PËRMALLUARA DEDE – roman 353 faqe

.. – L'ECO DEGLI ABISSI – roman 400 faqe

- përkthimi në italisht dhe botimi në Romë i romanit “E përmalluara Dede” -

4 – E BARDHË E BRISHTË SI KRISTAL DËBORE – roman 567 faqe

5 – MODEST, SHTRIJE HAPIN! – roman 486 faqe

6 – AI QË S'U NDREQ KURRË – roman 788 faqe

7 – KTHIM NË ITAKË – roman 609 faqe

8 – TË VONUARIT – roman 383 faqe.

9 – KËPUT MOLLËN E PARË – roman 319 faqe

10 – VËSHTRIMI I TRISHTË I ZONJËS VENDEL – roman 281 faqe

.

NË KËRKIM TË ELDORADOS

– cikël prej shtatë romanesh kronologjikë –

.

11 – PREKJA E MIRAZHIT – roman 723 faqe

12 – ËNDRRAT TRETEN NË MËNGJES – roman 721 faqe

13 – NËSE JETA ËSHTË KAQ E SHKURTËR – roman 554 faqe

.. – AUF DER SUCHE NACH ELDORADO – roman 543 faqe.

(Në kërkim të Eldorados) - përkthimi dhe botimi në gjermanisht i romanit „Nëse jeta është kaq e shkurtër“ -

14 – NATA E YJEVE QË BIEN – roman 414 faqe.

15 – NJERËZ NË UDHË – roman 415 faqe.

16 – DOJÇLAND, DOJÇLAND! – roman 380 faqe.

17 – DRITËHIJET E PARAJSËS – roman 409 faqe.

.

LETËRSI PËR TEENAGER

.

Seria DITË VERE 11 romane


18 – ËNDRRA TË MËDHA – roman 235 faqe

19 – SI U BËRA ROBINSON – roman 231 faqe

20 – PESHKATARË SI NE! – roman 240 faqe

21 – GJAHTARË SI NE! – roman 223 faqe

22 – TRE MUAJ PLOT ME TË DIELA – roman 221 faqe

23 – I TILLË ISHTE TURI ARIU – roman 261 faqe

24 – TEATRI MAGJIK – roman 295 faqe

25 – KINEMA MAJESTIK – roman 308 faqe

26 – GJUETI E NDALUAR – roman 315 faqe

27 – MISTERI I SHPELLËS „GRYKA E UJKUT“ – roman 340 faqe

28 – KËTU DIÇKA KA! – roman 306 faqe.


LAGJA BRAZIL 3 romane


29 – USHTRIA E PËRROIT TË XHINDEVE – roman 266 faqe.

30 – GJENERALI I HEKURT R – roman 279 faqe.

31 – DJEMTË E LAGJES BRAZIL – roman 327 faqe.


DITARI I BERSALIERIT TË VRARË 2 romane


32 – PËRROI QË NDANTE DY BRIGJE 1/2 – roman 255 faqe

33 – URA QË LIDH DY BRIGJE 2/2 – roman 250 faqe

Seria UNË JAM KRONOSI ZOTI I KOHËS 40 romane


34 – VIZITORI I ÇUDITSHËM 1/40 – roman 241 faqe

35 – MASHTRIMET E TETO LLUKANICËS 2/40 – roman 240 faqe

36 – ROBËR NË ÇADRËN E JENIÇERËVE 3/40 – roman 238 faqe

37 – NE QË MUNDËM USHTRINË E SULLTANIT 4/40 – roman 226 faqe

.

 Cikli „MIQ NË SHTËPINË E NASTRADINIT“ – 18 romane

.

38 – VETËM HAJDUTËT TA DUAN TË MIRËN 5/40 – roman 236 faqe

39 – PËR NJË KOSKË GJER POLOSKË 6/40 – roman 241 faqe

40 – PO TË MOS KISH VDEKUR DO RRONTE AKOMA 7/40 – roman 239 faqe

41 – KU TA DIJA UNË I ZIU SE ÇIFTE KISHTE EDHE ARIU 8/40 – roman 240 faqe

42 – TI MË BESON MUA APO GOMARIN? 9/40 – roman 243 faqe

43 – SE TI JE BUDALLË, UNË TA KAM FAJIN? 10/40 – roman

44 – LOPA MË JEP DETYRA SHTËPIE 11/40 – roman 238 faqe

45 – MOS HA SHUMË OPINGA! 12/40 – roman 244 faqe

46 – RRËFENJAT E ZYLFIKAR EL QAFIRIT 13/40 – roman 238 faqe

47 – MOS E HARRO KOKËN NË DRITARE 14/40 – roman 238 faqe

48 – SI E KE KALIN QË TË NGRODHI VJET? 15/40 – roman 239 faqe

49 – I VDEKURI PRET, LEPURI NUK PRET 16/40 – roman 236 faqe

50 – KU TË MË SHPJERË MUSHKA 17/40 – roman 254 faqe

51 – KE HALLIN E QYPIT APO TË MJALTIT? 18/40 – roman

52 – OSE MË KTHE SAMARIN OSE MË RRUAJ GOMARIN 19/40 – roman 241 faqe

53 – VETËM MERR, KURRË NUK JEP! 20/40 – roman 225 faqe

54 – JE ME MUA APO ME ARIUN? 21/40 – roman 226 faqe

55 – NJËQIND HERË NASTRADIN 22/40 – roman 259 faqe


56 – TMERRI I BILO TRESTENIKUT – 23/40 roman 254 faqe

57 – TË SHTATË NË TROJË 24/40 – roman 240 faqe

58 – SI U BËMË MË TË PASURIT E BOTËS 25/40 – roman 235 faqe

59 – NË PALLATIN E PRINCIT ONASIO 26/40 – roman 238 faqe

60 – BOBI I BARDHË DHE BOBI I ZI 27/40 – roman 240 faqe

61 – NJË SHOK SI ALKESTI 28/40 – roman 241 faqe

62 – GLADIATORI DHE SPARTAKU 29/40 – roman 244 faqe

63 – MAGJISTARI I SIRAKUZËS 30/40 – roman 247 faqe

64 – DETEKTIVËT MË TË MËDHENJ TË AMERIKËS 31/40 – roman 241 faqe

65 – TË HUMBUR NË ISHULLIN E PABANUAR 32/40 – roman 243 faqe.

66 – FISHKËLLE NË KODRINË 33/40 – roman 238 faqe

67 – NË NDJEKJE TË PIRATËVE 34/40 – roman 240 faqe

68 – ZHDUKJA E PAPRITUR E CULLË QIMEKUQIT 35/40 – roman 243 faqe.

69 – NË ISHULLIN E TË EGËRVE 36/40 – roman 241 faqe.

70 – MOS U DORËZO KURRË! 37/40 – roman 242 faqe.

71 – UDHËTIM NË VITIN 33.333 38/40 – roman 242 faqe

72 – LAMTUMIRË ROBIN HUD! 39/40 – roman 240 faqe

73 – E FSHEHTA MË E MADHE E BOTËS 40/40 – roman 250 faqe.

.

VËLLIME ME TREGIME E NOVELA PËR FËMIJË

.

74 – FLUTURO, FLUTURO KANARINË  103 faqe

75 – NJË DHURATË MË SHUMË  104 faqe

76 – DITË GJAHU NË VERË  105 faqe

77 – MAKSI DHE ZOGU  103 faqe




Keine Kommentare: