13.09.2023

Agjitacioni bosh i Edi Ramës

"Jemi për paqe – nëse gjërat shkojnë keq, topi s’e luan se Shqipëria është me Kosovën!" Edi Rama 

Ai mendim është fantashkencë, teori, kurse sanksionet ndaj Kosovës janë vepra praktike! 


Ti as nuk do të lëvizje gishtin e vogël për Kosovën. 

Ti as që guxon t'i a përmendsh zbrazjen e Luginës mikut tënd, Gebelsit në Beograd, që ia ke shtrirë dorën e pajtimit duke pranuar në heshtje pastrimin etnik të Luginës. 


Për atë spastrim shkruan edhe instituti i famshëm gjerman Max Plank, por ti e ke të mbyllur poçkën dhe nuk guxon as ta përmendësh. 


“Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë. Në mënyrë ironike, ka ndodhur në ndonjë rast të jemi i vetmi vend në rajon që ka folur hapur kundër sanksioneve ndaj Serbisë dhe e kemi shpjeguar qartë pse jemi të bindur në këtë qëndrim.” E. Rama


Ke luftuar dhe lufton kundër sanksioneve ndaj Serbisë, por i pari i vendose sanksione Kosovës. Jo, Serbisë, edhe pse shkeli pikën katër të marrëveshjes për të mos kundërshtuar pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. U shtire se gjoja nuk e dije, se gjoja nuk e shihje. Si edhe heshtja për ushtarët e rrahur nga milicia e Vuçiqit.. 


Dhe, ti do t’ishe me Kosovën nëse shpërthen një luftë!?

Kurrë, nuk besoj se dikush e pret prej teje. 

Aq sa kanë luftuar për gjuhën shqipe dhe për shqiptarët vezirët shqiptarë në Perandori, aq edhe ti për Kosovën dhe Luginën.

Ti ke kontribuar shumë për ta rehabilituar Vuçiqin në Perëndim. 


Nuk arrihet pajtimi me Serbinë duke e pranuar se serbet kanë vlerë në Veri, por jo shqiptarët në Jug, Luginë. 

Me cilin ministër të Hitlerit paska qenë paqja e mundshme, e që qenka e mundur edhe me të Millosheviqit?


Merr guximin e kërko drejtësi për shqiptarët e Luginës, siç e bën Von Cramon.

Merr guximin e denonco apartheidin serb. 

Atje 70% e shqiptarëve janë të papunë dhe me varfëri po nxitet dëbimi.

Me pasivizimin e adresave zbatohet spastrimi etnik!

E ti i ke shtrirë dorën e pajtimit mbi shtëpitë e zbrazëta shqiptare në Luginë! 


Merr guximin dhe denonco mungesën e një spitali për diku 100.000 shqiptarë, të cilët për mjekim duhet të bëjnë 50 km deri në Vranjë ose 150 deri në Nish, ku pa paguar cash, as që pranohet shqiptari në spital.


Ti ke kërkesa vetëm ndaj Kosovës, por jo ndaj Serbisë ose me gjysmë zëri, sa për për sy e faqe. 

Ti mund të bëhesh edhe sekretar gjeneral i Kombeve të Bashkuara, por Kosova nuk mund të presë asgjë të mirë prej teje! 

E Lugina jo se jo. 


Do të jesh vetëm një zë më i ashpër kundër Kosovës, kundër Luginës, ndërmjet atyre shantazheve ndonjë fjali patriotike sa për ta manipuluar turmën folklorike. 


As ti as Kurti nuk jeni në vete.

Ti bëhesh mik me kundërshtaren e Kosovës pa e pasur fqinje, Kurti me kundërshtaren e Shqipërisë, pa e pasur fqinje.


Ju dy po luftoni për epërsi dhe nga kjo përleshje do të fitojë Beogradi dhe Athina!

Keine Kommentare: