„I vetmi nga fëmijët tu që nuk rritet kurrë është burri yt.“ Demi Moore
„Burrat që flirtojnë në plazh nuk paraqesin rrezik sepse nuk arrijnë ta mbajnë barkun e tërhequr për një kohë të gjatë.“ Heidi Cable
„Burrat- nuk mund të jetohet me ta, por pa ta nuk funksionojnë shumë pozicione.“ Pamela Andeson
„Gruaja e kontrollon seksin e saj sepse në këmbim të seksit ajo fiton gjithçka që është edhe më e rëndësishme sesa seksi për të.“ Ester Vilar
„Seksi pa dashuri është më i mirë sesa pa seks fare.“ Adrey Hepbern
„Unë parapëlqej të rinjtë. Ata nuk e dinë se çfarë bëjnë. Por ata e bëjnë atë tërë natën. Madona
„Pasuria më e vlefshme e një gruaje është fantazia e një burri.“ Beate Uhse
„Një burrë që ka viagra në xhep nuk ka domosdoshmërisht edhe diçka në kokë.“ Paris Hilton
„Lakuriqësia femërore duhet t'u jepet burrave me një lugë çaji, jo me një lugan (kutllaç).“ Coco Chanel
„Gratë duan të përjetojnë në dashuri romane, burrat duan të përjetojnë tregime të shkurtra.“ Daphne du Maurier
„Fantazia e një burri është arma më e mirë e një gruaje.“ Sophia Loren
„Shumica e grave e zgjedhin këmishën e natës më me mençuri sesa burrin.“ Coco Chanel
„Një grua mund të mashtrojë kur të dojë njëqind burra, por jo një grua të vetme.“ Michele Morgan
„Një gruaje i duhen njëzet vjet për ta bërë djalin burrë - një tjetër grua e bënë atë budalla për vetëm njëzet minuta.“ Helen Rowland
„Pse duhet të martohem dhe të bëj një burrë të palumtur kur mund të qëndroj e pamartuar dhe t‘i bëj një mijë të palumtur.“ Sarah jessica Parker
Katër burra:
„Për të joshur një grua, gjithçka që duhet të bëhet është ta bindni se burri i saj nuk e kupton.“ Giacomo Casanova
„Seksi është i ndyrë vetëm kur bëhet si duhet.“ Woody Allen
„Dashuria është një sëmundje shumë e mirë: dy njerëz gjithmonë duhet të shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë.“ Robert Lembke
„Me një grua të dashuruar mund të bëhet çdo gjë që do ajo.“ Marcello Mastroiani
„Dashuria është verbëri e përkohshme ndaj hijeshive të grave të tjera.“ Marcello Mastroiani
Fotografia
silviarita, pixibay.com
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen