(VIDEO) Vuçiq u hutua, më pas pranoi se Milan Radoiçiq ishte në mesin e serbëve që u përleshën me policinë e Kosovës të dielën.
Presidenti i Serbisë e vërteton se Milan Radoiçiq komandon grupin që u përplas me policinë e Kosovës të dielën.
Pyetjes së gazetarit të RTS-së, Gorislav Papiq:
“Sa dini për organizimin e atyre njerëzve, kush komandon me ata njerëz nga Kosova, a i njihni ata njerëz?”,
Vuçiq, në pamje i hutuar, u përgjigj:
- Si të mos e njihja Milan Radoiçiqin?!
“A i komandon ai?” pyeti Papiqi.
“Unë nuk e di a komandon ai, por ju më pyetët nëse i njihja ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët dhe as nuk njoha njeri. Tani kam dëgjuar për këta njerëz”- u përgjigj Vuçiq.
Nga serbishtja LB
Gazeta Danas
https://www.danas.rs/vesti/politika/video-aleksandar-vucic-priznao-milan-radoicic-kosovo/
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen