Perëndimi duhet të kuptojë se Serbia nuk i humb dy miq në Këshillin e Sigurimit, për disa miq që e kanë bombarduar. Jo kjo elitë politike, që ishte pjesë e atij pushteti që shkatërroi nëpër Jugosllavi.
Po t’ishin lënë në pushtet pasardhësit e Hitlerit, Gjermania nuk do t’ishte demokratizuar kurrë. As Serbia derisa të jenë bashkëpunëtorët e Millosheviqit në krye të saj. Populloi serb ka nevojë për Qeveri normale, demokratike, jo për autokraci si ajo e Putinit. Pa lejen e Vuçiqit në Serbi nuk bëhet gjë, madje ai jep lajme edhe për vrasjen e një fëmije. Jo prokuroria.
Shpresa se mund të arrihet pajtimi me këtë elitë, tregon për menefregizëm, ose për mosnjohje të gjendjes reale. Arsyeja e tretë e indiferencës dhe durimit ekstrem perëndimor, mund të jetë pasojë e milionave serbe, që po investon Vuçiqi në lobistët e vet.
Ndryshe nuk mund të shpjegohet heshtja ndaj kërcënimeve serbe, rrahjes së ushtarëve të NATO-s, kryengritja e terroristëve, Ditë Zie për dështimin tyre, refuzimi i marrëveshjes, kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në KE. etj. E Perëndimi? Ai i lutet Serbisë!
Madje Peter Stano as nuk ka guxim ta komentojë mobilizimin e Serbisë për ta penguar aderimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Është e lehtë të sulmohet Kosova, pse nuk guxoni ta qortoni Serbinë?
Në Kosovë mbrohet Perëndimi. Në Serbi e sotshme mbrohet Rusia. Bëjeni si po e bëni edhe në Ukrainë, jo me luftë, por aty do të mjaftonin sanksionet. Ajo do të dorëzohej brenda javëve dhe do të bëhej konstruktive. Kur ta kuptoni Serbinë, do ta merrni vesh si zgjidhet edhe problemi shqiptar-serb.
Fragmente shqiptare në Luginë, Mal të zi, Maqedoni, e në Kosovë, janë rezultate të gjenocidit serb mbi shqiptarët. Ajo ka pasur licencë të masakrojë shqiptarë deri në vitin 1999.
Edi Rama po gënjen kur thotë se zoti e krijoi Shqipërinë me 28.000 km2. Rama po përpiqet me çdo kusht të përfitojë duke dëmtuar shqiptarët jashtë. Nëse ka folur me zotin, duhet të na tregojë, por jo të flasë në emër të tij dhe të tregojë se e kishte bërë të dielën. Apo me qëndrime të tilla mendon se po e blen imunitetin e vet?
Ne kemi nevojë për paqe me Serbinë, por ashtu si nuk patën paqe fqinjët gjerman me Hitlerin, as Ballkani nuk do të ketë paqe me pinjollët e Millosheviqit.
Kur ta kuptoni këtë, do ta kuptoni si arrihet paqja dhe pajtimi. Pse keni guxim ta sulmoni Rusinë, por jo Serbinë?
Si është e mundur që demokratët liberal mendojnë se mund të merren vesh me një nacional-shovinist? Me një fashist? Nëse e kuptoni qeverinë serbe dhe ndaj saj silleni me përkulje, atëherë nuk keni asnjë arsye të silleni ndryshe edhe ndaj Rusisë apo Koresë së Veriut, Kinës!
Janë diktatorë të njëjtë, vetëm në vende të ndryshme…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen