Jo Tokë, por Njeri!
Njeriu ka Dinjitet, jo Toka!
Njeriu është subjekt, Toka është objekt!
Nëse e quajmë gruan Tokë, atëherë e dehumanizojmë atë!
Laert Vasili: „Ai që vret gruan nuk është shqiptar, sepse gruaja është Toka, aty ku mbillet fara njerëzimit…“
Domethënë vrasës ka vetëm te kombet tjera dhe njeriu pa gjene të pastra shqiptare, vret! Tmerr!
Tokës i bëhet çdo gjë, mbi Tokë bëhet çdo gjë: edhe urinohet…
Toka është dhe mbetet nën shputat e burrit, njeriut dhe kafshës! Edhe kafsha qëndron mbi Tokë: edhe derri e gomari!
Të thuhet gruaja është „Toka ku mbillet fara“, është të konsiderohet ajo vetëm makinë riprodhimi dhe t’i lejohet vetëm një funksion.
Në Tokë bëhen edhe kanale!
Edhe masakra, edhe derrëri tjera…
Gruaja është Njeri!
Ka edhe shqiptarë kriminelë, dhe mbeten shqiptarë edhe si psikopatë!
Edhe si vrasës! Nuk ka komb pa kriminelë, por të konsiderohet gruaja Tokë, ku mbillet fara, është mendim plot urrejtje, mendim mizogjinë, patriarkal!
Metaforë më vulgare, më stigmatizuese dhe më poshtëruese, vështirë të gjendet…
Domethënë nëse disa burra nuk kanë aftësi Fare dhe disa gra aftësi për të mbetur shtatzënë, atëherë nuk janë as Fara, as Toka, dhe meqenëse nuk janë, mund të dhunohen! Mirëpo, edhe ata që nuk duan të riprodhohen, sepse kanë refuzuar të jenë Farë dhe kanë refuzuar të jenë Tokë!
2. Në vendin e gabuar, në shekullin e gabuar
Hoxha e sheh fundin e Qeverisë Kurti nëse miratohet kodi për lejim të martesave të të njëjtës gjini! Ai thotë: “Ky kod është pro zhdukjes së species njeri …“ Thua se 99% e shqiptarëve janë homoseksual!
Është shumë e lehtë të luftohet pakica dhe të përhapet urrejtje shkatërruese, por dinjitoze është të jetë njeriu i virtytshëm dhe empatik! Njerëzimi nuk zhduket sepse homoseksualizmi nuk mësohet! Njeriu ose ndihet i tërhequr nga gjinia e njëjtës ose jo! Në vitin 2015 në Gjermani 5% e të rinjëve mes moshës 18 - 30 vjeçare qenë deklaruar biseksual, 5% tjerë homoseksual!
Studimet dëshmojnë se shumë homofobë ndihen homoseksual dhe i luftojnë ata duke besuar se po fshehin pasionin e vet! Unë si burrë nuk mund të pezmatohem kur më zvogëlohet konkurrenca. Nëse më pengon dashuria e huaj, martesa e huaj, atëherë unë kam probleme të mëdha! Jo ata dy që dashurohen!
Është normale kur dy të rritur të të njëjtës gjini martohen ose dashurohen në mes vete. Nuk është normale të vriten, por të dashurohen, po! Është perverse kur dikush e quan jonormale dashurinë e tjerëve. Dashuria në mes njerëzve të rritur është vetëm dashuri! Është normale të vendosë çdo Njeri për dashurinë vet, nuk është normale t’i ndalohet dikujt dashuria apo martesa! As të futet hunda në orientimin seksual të huaj si bën hoxha!
Askush nuk ka të drejtë, as kleriku, as shteti të ndalojë dashurinë në mes të rriturve. Askush askujt nuk mund t‘i imponojë parapëlqimin seksual! Anulimi i autonomisë private paraqet një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe privon individin nga e drejta themelore për të vendosur vetë! Për të jetuar si dëshiron vetë.
Problemi nuk është te ata që duan të martohen, por te ata që duan të kenë kontroll mbi jetën e të tjerëve, edhe atë me bindje mesjetare në vitin 2024! Ata gjenden në shekullin e gabuar dhe në vendin e gabuar!
Dashuro dhe mos fut hundët në dashuritë e huaja! Jeta i takon idividit, edhe orientimi seksual, jo shoqërisë! Me klerikët dhe mesjetën aleancë apo me kohën tënde?
Ti vendos në cilën epokë jeton!
Imazh i gjeneruar me ideogram
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen