Kur bëhet fjalë për edukimin, prindërit nuk e kanë të lehtë, por as fëmijët. Për çdo stil edukimi ekziston një term i veçantë. Këtu gjendet një pasqyrë e disa tipave të prindërve.
- Prindërit Curling prindër pastrues, (fjala "curling" vjen nga sporti i dimrit me të njëjtin emër, ku lojtarët fshijnë akullin për të mënjanuar pengesat e rrëshqitjes. Mundtë quhen edhe "prindër mbrojtës ekstremë", sepse nuk i lënë fëmijët të përballen vetë me vështirësi.)
- Prindërit Helikopter
- Prindërit Makinë Kositëse Bari
- Prindërit Makinë Borëpastruese
- Prindërit Korb
- Prindërit Nëndetëse
Të edukosh fëmijët – një fushë e minuar?
Duket se prindërit mund të bëjnë gjithçka gabim në edukimin e fëmijëve. Dhe fëmijët, nga ana e tyre, mund ta kenë edhe më të vështirë – në varësi të stilit të edukimit që mbizotëron në shtëpi.
Duke lexuar artikuj mbi këtë temë, bëhet e qartë se edukimi nuk është aspak një çështje e lehtë. Diskutimet publike shpesh fokusohen në raste ekstreme: ose fëmijëve nuk u kushtohet mjaftueshëm vëmendje, ose ata mbrohen aq shumë sa bëhen të paaftë për jetën e pavarur.
Sipas një artikulli të fundit të gazetës HNA, kjo shpien në një “brez të paaftë për jetën”, sepse fëmijët nuk mësojnë kurrë në shtëpi të përballen vetë me telashet. Sigurisht, ky është një skenar që ngjall frikë, por nuk është rregull te të gjithë.
Edukimi modern – një labirint terminologjish
Në të kaluarën, veçanërisht gjatë shekullit të kaluar, ekzistonte kryesisht koncepti i "nënës korb", e cila dyshohej se nuk kujdesej mjaftueshëm për fëmijët e saj – për shembull, sepse punonte. Sot, ekzistojnë shumë etiketime për stile të ndryshme edukimi, por asnjë prej tyre nuk është i bazuar në kërkime shkencore. Këtu janë disa nga termat më të njohur:
Prindërit Curling
Ky lloj i prindërve është një nëngrup i prindërve helikopter. Ashtu si në sportin e curling, ata "pastrojnë" rrugën përpara fëmijëve të tyre, duke u larguar çdo pengesë para se fëmija ta vërejë ose të përpiqet ta zgjidhë vetë. Sipas disa artikujve, ata janë edhe më të dëmshëm se prindërit helikopter, sepse nuk i lejojnë fëmijët të mësojnë si të përballojnë sfidat. Ky term u përdor për herë të parë në Danimarkë.
Prindërit Helikopter
Ky është ndoshta termi më i njohur për prindërit mbrojtës. Ata sillen rreth fëmijëve të tyre si një helikopter, duke u siguruar që gjithçka është në rregull me ta. Janë gjithmonë afër dhe mbikëqyrin çdo aspekt të jetës së tyre.
Prindërit Makinë Kositëse Bari
Këta prindër janë një variant i prindërve curling. Ashtu si një makinë për kositjen e barit, ata "shkatërrojnë" çdo pengesë përpara se fëmijët të kenë mundësinë të përballen me të ose të gjejnë një zgjidhje vetë.
Prindërit Makinë borëpastruese
Në thelb, ata bëjnë të njëjtën gjë si prindërit curling ose prindërit makinë kositje bari, por janë më agresivë në këtë drejtim. Ata e pastrojnë rrugën për fëmijët e tyre me forcë të madhe, duke mos lejuar që ndonjë problem t’i prekë ata. Imagjinoni një lloj Donald Trump-i që bën çdo gjë që fëmijët e tij të mos përballen me asnjë sfidë.
Prindërit Korb
Ky term është jashtë mode sot, sepse është kuptuar se korbat në fakt kujdesen shumë për zogjtë e tyre. Më parë, prindërit korb ishin ata që akuzoheshin për moskujdestari ndaj fëmijëve, shpesh sepse ishin të punësuar dhe nuk përputheshin me rolin tradicional të nënës si kujdestare e vetme.
Prindërit Nëndetëse
Ky lloj i prindërve ka disa ngjashmëri me prindërit korb. Ata janë si një nëndetëse – zhduken shumicën e kohës kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve dhe i lënë ata të lirë. Nuk marrin pjesë në takimet e prindërve në shkollë dhe është e vështirë të kontaktohen nga mësuesit.
Imazhi i gjeneruar me create microsoft
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen