- Ah, shumë bukur! Më jepni numrin e modelit, pastaj emrin, mbiemrin dhe adresën, ju lutem, që ta dërgojmë.
- Mirë, po divanin e dërgoni edhe me vajzën e bukur në reklamë, që është e shtrirë gati lakuriq?
- Po, zotëri, por ajo është aty vetëm për dekor.
- Pse nuk e shkruani atëherë?
- Sepse është e vetëkuptueshme!
- Epo mirë, atëherë edhe çmimi duhet të jetë gjysmë i reklamës. 1.000 euro!
- Jo, nuk mund ta ulim çmimin në këtë mënyrë!
- Po sa mund ta zbrisni çmimin pa vajzën ju lutem?
Pas pak, 5%!- tha ajo. 100 €.
- 100?!!! Vetëm 100€ paska vlerë ajo bukuroshe? Atëherë po e blej vetëm bukuroshen!
- Po talleni? Ajo nuk shitet!
- Po ju thatë që pa bukuroshen kushton 5% më lirë. Unë nuk po kuptoj! Njëherë e vendosni çmimin me të, pastaj e hiqni atë nga divani dhe e zbrisni çmimin vetëm 100 €, duke ulur vlerën e saj?! Zonjë, mua divani më pëlqen me modelen…
- Nuk mundet! – tha ajo duke humbur durimin.
- Pse nuk e keni shtrirë atëherë aty një burrë?
- Sepse do të duhej ta zbrisnim çmimin për 50%.
- Pa modelen vetëm 5%?!
- Po!
- Nuk e blej – shtova i zhgënjyer dhe mbylla telefonin…
Imazhi i gjeneruar me ideogram
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen