23.02.2025

Lapsuset e Sigmund Freud-it


Përkthimin 
që do të lexoni, është marrë nga libri „Psycholgie“, ku në mënyrë të shkurtër lexuesi informohet për të arritura më të mëdha të psikologjisë nga fillimi, deri më sot. Libri është shkruar nga psikologu gjerman dr. Christian Jarret. Psikologjia për mua është fusha që e lexoj për informim, për njohuri plotësues dhe për punën time.

Faqe 21. Në fund të përkthimit gjeni mendimet e mia.


Përkthimi:

Kush pohon se seksi ka ekzistuar vetëm pas viteve 1960, me siguri nuk e ka lexuar Sigmund Freud-in. Si psikologu ndoshta më me ndikim i të gjitha kohërave, Freud fitoi famë botërore për teoritë e tij, të bazuara në idenë se seksi është forca kryesore shtytëse e sjelljes njerëzore. 

Jo ushqimi. Jo paratë. As dashuria. Por mbi të gjitha, seksi. 1


Sipas Freud-it, fëmijët kalojnë nëpër tri faza të ndryshme të zhvillimit seksual, të përcaktuara nga zonat erogjene të trupit: orale, anale dhe gjenitale. 


Ai pohonte se një fëmijë ndien tërheqje seksuale ndaj prindit të seksit të kundërt që në moshën trevjeçare, gjë që shprehet në xhelozi ndaj prindit të së njëjtës gjini – e njohur si kompleksi i Edipit te djemtë dhe kompleksi i Elektrës te vajzat.2


Këto ndjenja ndrydhen nga djemtë për shkak të frikës nga kastrimi,3 dhe e shtyn të identifikohen me babanë. Çdo problem gjatë kësaj rruge çon në fiksime që ndikojnë deri në jetën e rritur. Kur Freud publikoi teoritë e tij mbi seksualitetin në vitin 1905, ai shkaktoi një reagim të madh, dhe – siç pritej – u akuzua për një obsesion me seksin.


Natyrisht, Freud shkroi shumë më tepër sesa thjesht për seksin. Trashëgimia e tij më e madhe në psikologji ishte eksplorimi i nënvetëdijesë, të pandërgjegjshmes. Megjithëse filozofë dhe psikologë të tjerë, përfshirë mentorin e tij Josef Breuer dhe Jean-Martin Charcot, e kishin studiuar nënvetëdijen përmes hipnozës, ishte koncepti i psikanalizës i zhvilluar nga Freud-i (terapia bisedimore) që zbuloi vërtet sekretet e saj. Madje, përdorimi i ëndrrave nga Freud për të analizuar dëshirat e pandërgjegjshme çoi në krijimin e një zhanri të tërë: interpretimi i ëndrrave. 4. 


Megjithatë, imazhi i "plakut të ndotur të psikologjisë" vazhdon të mbetet në perceptimin publik. Nuk është rastësi që Pavlovi mbetet në kujtesë për qentë e tij dhe Milgram për eksperimentet e tij mbi të bindurit, ndërsa krijuesi i psikanalizës është më së shumti i njohur për "lapsusin, rrëshqitjen frojdiane“. Nga gjermanishtja Lis Bukuroca. 


Sqarime: 

1. A nuk është çmenduri që një fëmijë, i cili ende nuk e ka trurin e zhvilluar sa duhet dhe nuk e di ende se çfarë gjinie ka, të akuzohet për prirje seksuale deviante?! Madje, para pubertetit. fantazi orale, anale dhe gjenitale. Tmerr!  Pa ushqim nuk ka jetë, por për Freud-in seksi ishte më i rëndësishëm se vetë ekzistenca – ajo që në fakt e mundëson seksin te njeriu.

2. Imagjinoje: ai pretendonte se e dinte se çfarë mendonte një fëmijë, kur ky i fundit as që kishte ide çfarë gjinie kishte dhe, ndoshta, mendonte se organet gjenitale i shërbenin vetëm për të urinuar! Në një seminar të psikologjisë, kur psikologia përmendi këto teori të Freud-it, unë bëra këtë pyetje: Në cilat studime empirike dhe shkencore është bazuar Freud-i? Dhe pse një i rritur pretendon me siguri se e di çfarë mendon një fëmijë? Si i ka kopjuar idetë e fëmijëve? Si i ka parë? Si mund t’i atribuohen prirje seksuale një fëmije trevjeçar, kur ai, në përpjekje për dashuri dhe mbijetesë, i hidhet në prehër prindit, pa menduar fare për seks? Psikologia mbeti e shtangur. Pas disa çasteve, tha: "E pranoj dhe e tërheq këtë mendim. Është thjesht një spekulim i Freud-it." Mos e harroni: fëmija në moshën trevjeçare paska fantazi për seks oral, anal dhe gjenital.

3. Mendo pak: në një kohë kur fëmija ende nuk bën dallim mes një gishti dhe një penisi, Freud pretendonte se ai kishte frikë nga kastrimi! A kemi ne, si të rritur, frikë nga shkurtimi i një bishti? Jo, sepse as nuk e dimë që kemi një të tillë. Nëse nuk e dimë, si mund të kemi frikë se dikush do të na e shkurtojë? Të merremi vesh: po flasim për një fëmijë që ende nuk e di se organet gjenitale i ka për të bërë seks, ndërsa Freud-i i përshkruan ata si qenie të sëmura, të cilat vuajnë nga kompleksi i Edipit apo Elektrës! Veprat e Freudit i kam lexuar frengjisht, kryesoret, si student, sepse ka ushtruar një ndikim të madh në letërsinë frënge. Pastaj rilexuar në gjermanisht.

4. Interpretimi i ëndrrave – Kjo fushë shihet më shumë si spekulative dhe shpesh lidhet me besime popullore sesa me shkencën. Shkencë për fallxhore! Plaka të tilla kanë ekzistuar para Freud-it!

Pse shumë nga teoritë e Freud-it nuk janë më të vlefshme?

Mungesa e bazës shkencore – Shumë nga teoritë e tij nuk bazoheshin në metoda shkencore, por në analiza subjektive dhe në një numër të vogël pacientësh, nga të cilët ai nxirrte përfundime të përgjithshme.

Teoria e seksualitetit infantil – Sot, kjo teori është refuzuar  nga të gjithë studiuesit seiozë dhe nuk gjen mbështetje në psikologjinë moderne.

Kritika nga psikologët – Shumë psikologë e konsiderojnë Freud-in si një figurë që ka dëmtuar psikologjinë me teori joshkencore. Nuk kam kohë t'i gjejë intervistat apo citoj nga librat e tyre. Po e sjell për ilustrim një artikull nga Revista gjermane Spiegel, ka qindra tjerë në internet, citat:


Pa Freud-in, apo i lirë nga Freud: 

"Gjatë studimeve të psikologjisë në Universitetin e Graz-it, Marcel Berthold, 22 vjeç, mëson shumë për statistikat, strukturat e trurit dhe etikën. Por për "kumbarën" e psikanalizës nuk mëson asgjë – sepse Sigmund Freud nuk kishte shumë lidhje me psikologjinë." Fund i citat. 

Kush dëshiron ta lexojë tutje, këtu e ka lidhjen: https://www.spiegel.de/lebenundlernen/schule/psychologie-in-echt-frei-von-freud-a-488904.html

Megjithatë, ndonëse ndikimi i tij historik është i pamohueshëm, psikologjia ka përparuar ndjeshëm dhe shumica e ideve të tij sot janë hedhur poshtë nga psikolgjia moderne që bazohet në studime empirike…


Faqe 20. 


1856

1900

1910

1933

Lindi si Sigismund Freud, Freiberg, Moravi

Publikon Interpretimi i Ëndrrave

Themelon Shoqatën Ndërkombëtare të Psikanalizës

Nazistët djegin librat e tij

1859

1902

1923

1938

Familja shpërngulet në Vjenë

Emërohet profesor i neuropatologjisë në Universitetin e Vjenës

Diagnostikohet me kancer

Arratiset në Londër

1887

1905

1932

1939

Doktor i mjekësisë, Universiteti i Vjenës

Publikon tre ese mbi Teorinë e Seksualitetit

Fiton Çmimin Goethe

Vdes në Londër nga kanceri

1886




Martohet me Martha Bernays









Keine Kommentare: