Nga 1,970,944 votues të regjistruar, partitë kanë marrë përqindjet e mëposhtme:
• VV: 15.83% (311,907 vota)
• PDK: 8.63% (170,019 vota)
• LDK: 6.78% (133,693 vota)
• AAK-Nisma: 2.92% (57,593 vota)
• Lista Serbe: 1.54% (30,273 vota)
• Koalicioni për Familje: 0.89% (17,505 vota)
Këto përqindje tregojnë nivelin e ulët të mbështetjes që ka marrë secila parti në raport me numrin total të votuesve të regjistruar.
Këto zgjedhje treguan se votuesi i Kosovës është i lodhur.
Është i lodhur jo vetëm nga mungesa e përmbushjes së premtimeve, por edhe nga mungesa e shtetit të së drejtës. Një shtet që, në vend se të forcohet, pengohet vazhdimisht nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndalon zbatimin e ligjeve dhe ideve të reja që do të ndihmonin në stabilizimin dhe ndërtimin e një shteti juridik solid.
Një prokurori që e trajton korrupsionin si diçka normale dhe e lejon të lulëzojë, vetëm sa e shkatërron më shumë shtetin!
Shteti është i kapur!
Fakti që vetëm 40% e votuesve morën pjesë në zgjedhje dhe gati 60% të tjerë nuk dolën fare tregon një distancim, mungesë shprese dhe shpërfillje të shtetit. Një shtet i kapur nga një prokurori që ka anuluar edhe aktakuzën kundër kryeterroristit Radojçiq!
Kjo tregon qartë se shumica e qytetarëve nuk besojnë se mund të ketë ndonjë ndryshim të madh. Sigurisht edhe premtimet e mëdha, i konsiderojnë tallje dhe mashtrim.
Për shumë prej tyre, alternativa e vetme mbetet largimi nga vendi, drejt një shteti ku sundon ligji dhe ku shpresojnë të ndihen të barabartë me qytetarët e tjerë, larg diskriminimit dhe korrupsionit të bazuar në përkatësinë partiake.
Është për të ardhur keq kjo gjendje, sepse partitë politike kanë fituar mandate, por kanë humbur të gjitha. Ato përfaqësojnë vetëm pakicën!
Disa sociologë duhet të merren seriozisht me këtë çështje dhe të hulumtojnë shkaqet e këtij fenomeni.
Pse populli po distancohet nga shteti i tij në një kohë kur Kosovën e presin sfida të mëdha dhe kur zgjidhja e çështjes me Serbinë është ende e paqartë?
Në vend të analizave sipërfaqësore, është e nevojshme të kuptohen arsyet e vërteta të këtij zhgënjimi të thellë shoqëror…
Bota sot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen